Fushata e Pashkëve - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Fushata e Pashkëve PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E mërkurë, 10 gusht 2005 01:00

veligdenska-kampana

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuohet në zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe vetëdijes së qytetarëve për nevojën e sektorit të qëndrueshëm dhe dinamik qytetar i aftë të përgjigjet në sfidat dhe prioritetet e publikut vendor.

Qëllimi i projektit është të iniciohet dhe organizohet aksion i gjerë publik, në drejtim të përkrahjes së afirmimit dhe përdorimit zyrtar të emrit kushtetues së Republikës së Maqedonisë në nivel ndërkombëtar. Kjo duhet të arrihet me fushatë në mediume në kuadër të festave të Pashkëve.

Vlera e shtuar e projektit ishte mundësia që një pjesë e aktiviteteve të parapara të shfrytëzohen për mobilizimin e mjeteve nga burimet vendore (qytetarë, biznes dhe sektori publik).

Grupi qëllimor i projektit ishte publiku i përgjithshëm në Maqedoni, gjegjësisht qytetarët, mediumet, institucionet publike dhe biznes sektori.

Në kuadër të projektit u botuan kartolina, afishe dhe fanelle të cilët e mbanin mesazhin “Thuaj Maqedoni” dhe “Ne kemi vezë”. Tre prodhimet u ofruan në shitje nëpërmjet rrjetit të distribucionit  të Media print Maqedoni (MPM). Mesazhet që i mbanin prodhimet u mundësuan qytetarëve maqedonas ta shprehin qëndrimin e vet në lidhje me (mos)përdorimin e emrit zyrtar të shtetit në nivel ndërkombëtar. Mediumet treguan interes për fushatën dhe e informuan publikun më të gjerë nëpërmjet emisioneve të veta informative.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Fushata e Pashkëve