Rruga e gjatë deri te angazhimi më i madh qytetar – Rezyme dhe rekomandime për politikat e ardhshme - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Rruga e gjatë deri te angazhimi më i madh qytetar – Rezyme dhe rekomandime për politikat e ardhshme PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E enjte, 28 korrik 2011 00:00

Autorë: Sasho Klekovski, Daniella Stojanova, Gonce Jakovleska, Emina Nuredinoska
Data: qershor, 2011
ISBN: 978-608-4617-35-8

PDF: dolg-pat-do-pogolem-graganski-angazman-rezime.pdf

IGO rezimeKjo rezyme dhe rekomandimet për politikat e ardhshme për shoqërinë civile shërbejnë si orientim për qeverinë, për aktorët kryesor dhe për shoqërinë civile për ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme për forcimin e shoqërisë civile dhe ballafaqimin me dobësitë e identifikuara në projektin CIVIKUS – Indeksi i shoqërisë civile (ISHC) nga viti 2008 deri 2011.

Rezultatet e ISHC e definojnë shoqërinë civile në Maqedoni si mirë e zhvilluar e matur. Aspektet më të fuqishme të shoqërisë civile me nivelin e saj të organizimit dhe prakticizmin e vlerave. Megjithatë, shoqëria civile nuk e përdor anën e saj të fuqishme të brendshme në aktivitetet e saja. Ndikimi i shoqërisë civile mbi problemet dhe politikat shoqërore është i matur ose mesatar, ndërsa pjesëmarrja qytetare e ulët. Rrethina e jashtme ku vepron shoqëria civile në Maqedoni është vetëm pjesërisht e volitshme.

Pjesëmarrësit në ISHC dhanë rekomandime për përmirësimin e gjendjes dhe ndikimin e shoqërisë civile, veçanërisht në fushat ku ajo është më e dobët. Këto rekomandime janë për aktivitetet në shoqërinë civile, por edhe për aktorët në sektorët tjerë, në drejtim të përmirësimit të pjesëmarrjes së qytetarëve, ndikimi i problemeve shoqërore dhe politikave dhe shfrytëzimi i mundësive të cilat i ofron rrethina.

Rekomandimet kryesore të prezantuara në këtë rezyme dhe rekomandimet për politikat e ardhshme për shoqërinë civile kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e saj. Ka nevojë të përmirësohet dialogu qytetar dhe social mes organizatave qytetare (OQ) dhe vendimmarrësit. Është e domosdoshme organizatat qytetare të inkuadrohen në punën e Kuvendit, në grupet punuese pranë Qeverisë dhe në procesin e integrimit evropian. Që të sigurohet qëndrueshmëria e saj financiare, shoqëria civile ka nevojë nga mbështetje e përmirësuar dhe e forcuar e drejtpërdrejtë nga Qeveria, nga buxheti dhe lotaria, si dhe nga mbështetja indirekte shtetërore përmes lehtësimeve tatimore dhe zhvillimi i statusit të organizatave me interes publik.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Rruga e gjatë deri te angazhimi më i madh qytetar – Rezyme dhe rekomandime për politikat e ardhshme