Praktikat qytetare nr. 12 – Angazhimi qytetar - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Praktikat qytetare nr. 12 – Angazhimi qytetar PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Dejan Misevski, Darko Bulldioski, Boris Ristovski, Marko Troshanovski, Misha Popoviç, Misho Dokmanoviç, Sanja Gicevska, Bojana Jovanovska
Data: qershor, 2011
ISBN 978-608-4617-24-2
PDF:   praktikat-qytetare-12-angazhimi-qytetar-2011.pdf

Граѓански практики 12 - „Граѓански ангажман“MCMS pothuaj pas tetë vite nga botimi i parë i Praktikave qytetare, kësaj here në version elektronik, por në dy gjuhë të tjera(shqip dhe anglisht).

Praktikat e reja qytetare na dolёn si rezultat i Civikus – Indeksi i shoqërisë civile. Ato janë rezultat i përpjekjes për vështrim më të thellë të shoqërisë civile. Ky botim i 12-të i Praktikave qytetare i është kushtuar angazhimit qytetar. Gjithsej tetë autorë hulumtuan pesë tema lidhur me angazhimin qytetar. Nё faqet e këtij botimi do të mund të lexoni për pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete jopartiake politike përmes shembujve aktual, siç janë protestat kundër ndryshimit të emrit kushtetues, protestat dhe peticionet rreth projektit Shkupi 2014. Mediumet sociale janë lëndë e interesimit në këto dy rrëfime. Si përdoren nga ana e organizatave qytetare, çfarë mesazhe dërgohen përmes tyre, a ekziston bashkëpunim? Mobilizimi i qytetarëve përmes rrjeteve sociale përpunohen përmes shembujve të iniciativës qytetare "Sheshi Liria". Dy rrëfimet e fundit kanë të bëjnë me vullnetarizmin: Cila është gjendja e tanishme e zhvillimit të vullnetarizmit, veçanërisht pas miratimit të Ligjit për vullnetarizëm: Cili është profili i përgjithshëm i personave të cilët vullnetarizojnё në organizatat sociale dhe humanitare? Cilat janë motivet kryesore që i nxitin njerëzit të angazhohen në aktivitetet vullnetare?

Para juve është ofertë e shkëlqyeshme e teksteve. Besojmë se do të kënaqeni, duke i lexuar dhe jo vetëm kjo, besojmë se do t'ju ndihmojnë në aktivitetet e tanishme dhe planifikimin e aktiviteteve tuaja të ardhshme.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Programet