Maqedonia pa diskriminim |
Nocioni “mundësi të barabarta” është në kundërshtim me të gjitha format e diskriminimit dhe i bashkon përpjekjet për luftë kundër pabarazisë dhe mbrojtjen e njerëzve nga të gjitha format e diskriminimit (duke përfshirë, jo vetëm në bazë të: gjinisë, përkatësisë etnike dhe racore, religjionit dhe besimit, handikapit, moshës). Viti 2007 është caktuar si Viti Evropian i Mundësive të Barabarta për të Gjithë, pasi që Komisioni Evropian e vërtetoi vendimin e Parlamentit dhe Këshillit, në maj të vitit 2006. Komisioni sqaroi se “qëllimi i përgjithshëm i Vitit Evropian është të ngrihet vetëdija për vlerat e shoqërisë së drejtë dhe kohezive, ku të gjithë kanë të drejta të barabarta”. Në një shtet si Maqedonia, ku mbrojtja juridike e shumë grupeve ende nuk është siguruar, shembulli i Vitit Evropian për Mundësi të Barabarta në vete mban mesazh të rëndësishëm i cili duhet të përcillet nëpër gjithë vendin. Maqedonia nuk ka legjislativë të zhvilluar sa duhet jodiskriminuese, por edhe sjellja e njerëzve në masë të madhe është diskriminuese. Për këtë shkak, në kontekstin specifik të nivelit të ulët të tolerancës, besimit dhe frymës publike, ky program duhet të prek çështjet e diskriminimit, mundësive të barabarta dhe krijimin e mekanizmave nacional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), me iniciativë të Polio plus – grupi për mbështetje të njerëzve me handikap, e në bashkëpunim me shumë organizata qytetare, aktive në fushën e të drejtave të njeriut, i bashkuan forcat që vëmendja e opinionit të orientohet drejt problemit të diskriminimit në vend dhe t’i fillojnë ndryshimet e domosdoshme në periudhën e ardhshme afatmesme. Ata detektuan probleme nga konteksti socio-kulturor, korniza juridike dhe institucionet dhe në mënyrë adekuate e dizajnuan qasjen e bazuar në përvojën e tyre paraprake. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë drejt shoqërisë së drejtë, pa diskriminim, ku të gjithë njerëzit e gëzojnë të drejtën e mundësive të barabarta, si dhe përfitimet nga llojllojshmëria. Fokusi i këtij programi është të përmirësohet situata te grupe të caktuara qëllimore, të diskriminuara në bazë të një ose më shumë shkaqeve. Në rastin e Maqedonisë, grup plotësues qëllimor janë edhe njerëzit që jetojnë në varfëri. Programi planifikon t’i arrijë këto rezultate:
Në përputhshmëri me këtë, aktivitetet do të organizohen në grupet e njëjta, si: Strategjia nacionale dhe korniza juridike, Zhvillimi institucional, Përcjellja e gjendjes, Ngritja e vetëdijes publike. Partnerët do të bashkëpunojnë me Qeverinë dhe palët tjera të prekura me qëllim që t’i arrijnë rezultatet e planifikuara. Për zbatimin e aktiviteteve do të themelohet Këshilli programor. Periudha e zbatimit të programit do të jetë nëntor 2007 – dhjetor 2010. Buxheti i planifikuar është rreth 400.000 euro. Do të sigurohen nga fondet burimore të MCMS, donatorë të tjerë ndërkombëtar, donacione nga biznes sektori dhe nëpërmjet aktiviteteve për gjenerimin e fondeve. Projekte në rrjedhë:
Projekte të përfunduara:
|