Udhëheqja e mirë në Maqedoni - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Udhëheqja e mirë në Maqedoni PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Udhëheqja e mirë në MaqedoniNjë nga sfidat më të mëdha të shoqërisë maqedonase është aplikimi i praktikave të udhëheqjes së mirë të bazuar mbi sundimin e drejtë dhe demokracinë, pjesëmarrja, efikasiteti dhe efektiviteti, transparenca dhe përgjegjësia dhe barazia. Kjo çështje akoma nuk është adresuar seriozisht nga ana e aktorëve të shoqërisë civile dhe është e dukshme mungesa e kapaciteteve për të njëjtën.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është kontributi drejt udhëheqjes së mirë, participimi dhe politika të orientuara nga dhe drejt njerëzve.

Qëllimi i programit është përgjegjësia e rritur e institucioneve, organizatave qytetare dhe qytetarëve.

Grupi qëllimor i programit janë qytetarët e Republikës së Maqedonisë me fokus mbi grupet e margjinalizuara shoqërore. Shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë nëpunësit shtetëror, anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, anëtaret e Platformës Qytetare të Maqedonisë (GPM) dhe organizatat tjera qytetare. Rajoni qëllimor është Republika e Maqedonisë. Programi do të realizohet në Shkup, derisa një pjesë e aktiviteteve do të realizohet në gjithë vendin.

Rezultatet e pritura nga programi janë:

  • Proces transparent dhe pjesëmarrës në përpilimin e buxhetit shtetëror, i cili do t‘i reflektojë prioritetet shoqërore;
  • Ndikim i rritur i organizatave qytetare në krijimin e politikave;
  • Ngritja e vetëdijes dhe kapaciteteve të qytetarëve për përgjegjësinë dhe participimin.

Për realizimin e programit do të shfrytëzohen disa vegla komplementare. Së pari do të aplikohet avokimi dhe lobimi, të cilat do të përfshijnë hulumtime, informata, ngritjen e vetëdijes, krijimin dhe ndikimin e politikave publike dhe vëzhgimi.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe kapacitetet që të krijohen struktura të qëndrueshme dhe mekanizma të cilat do të praktikojnë dhe kërkojnë përgjegjësi.

Aktivitetet nëpërmjet cilave do të realizohet programi janë:

  • Lobimi për proces transparent dhe pjesëmarrës në përpilimin e buxhetit nacional, i cili do t’i reflektojë prioritetet shoqërore dhe vëzhgimi i shfrytëzimit të tij;
  • Pjesëmarrje e rritur e OQ në krijimin e politikave;
  • Ngritja e vetëdijes dhe kapaciteteve të qytetarëve për përgjegjësi dhe pjesëmarrje.

Programi do të jap më shumë produkte si për shembull: korniza më e mirë për pjesëmarrjen qytetare në procesin e buxhetimit dhe politikave publike, trajnimi për analiza financiare dhe për udhëheqje të mirë dhe krijimin e politikave, raporte hulumtuese lidhur me furnizimet publike, për praktikat e udhëheqjes së mirë në OQ dhe përgjegjësinë e qytetarëve rreth çështjeve shoqërore.

Periudha e zbatimit të programit do të jetë prej 1 korrik 2008 – 31 dhjetor 2008.

Programi përfshin më shumë aktorë. Supozohet se Qeveria, ministritë relevante dhe deputetët do të jenë të gatshëm që në mënyrë aktive të inkuadrohen dhe të bashkëpunojnë. Aktorë të rëndësishëm për programin janë anëtarët e PQM dhe përkushtimi i tyre është shumë i rëndësishëm në arritjen e qëllimeve për avokim dhe lobim.

Do të vendosen dhe do të ndërtohen marrëdhënie me Qeverinë dhe atë me Ministrinë e Financave dhe Byronë për Furnizime Publike, me Sekretariatin e Përgjithshëm dhe Departamentin për Bashkëpunim me OJQ dhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe me më shumë organizata të ndryshme qytetare.

Komunikimi do të zhvillohet gojarisht dhe me shkrim, nëpërmjet pjesëmarrjes në ngjarje, kumtesa, reagime. Informatat do të publikohen në më shumë internet faqe, por edhe në mediat. Marrëdhëniet me opinionin parashohin sigurimin e identitetit të MCMS, pres konferenca, kumtesa për opinionin, promovime, botimi i publikimeve në internet faqe, shpallje, tribuna dhe tryeza të rrumbullakëta.

MCMS ka përgjegjësi të plotë për realizimin e programit. Në kuadër të zyrës ekzekutive të MCMS, programin do ta realizojë Departamenti për shoqëri civile. Ekspertiza e domosdoshme plotësuese për realizimin e trajnimeve, hulumtimet dhe lobimin do të sigurohet me angazhimin e ekspertëve, trajnuesve dhe konsultantëve të jashtëm. Në këtë program do të aplikohen sistemet dhe procedurat standarde të MCMS, si për planifikimin e projekteve, realizimin e aktiviteteve de për punën financiare, ashtu edhe për raportimin narrativ dhe financiar.

MCMS do të përgatis raporte tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore për avancimin e realizimit të programit, bashkë me raportet financiare. Gjithashtu, MCMS do të sigurojë edhe sistem për vëzhgim, i cili do të mundësojë kontroll të rregullt dhe realizim të aktiviteteve të planifikuara. Në fund të programit do të bëhet vlerësimi i jashtëm.

Programi është kategorizuar si shumë i ndërlikuar.

Duke marrë parasysh se programi adreson çështje të cilat paraqesin prioritete shoqërore, të cilat deri tani nuk kanë qenë të aktualizuara ekzistojnë më shumë rreziqe: qeveria dhe institucionet e saja të mos kenë vullnet të bashkëpunojnë; mospasja e kapacitetit adekuat për vëzhgim të krijimit dhe realizimit të buxhetit nacional; OQ të mos jenë të vetëdijshme për dobësitë e tyre organizative dhe institucionale; OQ të mos kenë vullnet për përmirësimin e sistemeve për demokraci, dhënien e llogarisë dhe transparencën e brendshme.

Një pjesë e madhe e resurseve të nevojshme financiare janë siguruar nga EED. Mjete financiare janë siguruar edhe nga OSBE. Pjesa tjetër e mjeteve të nevojshme do të sigurohet nga donatorë të tjerë.

Aplikacioni është dorëzuar deri te Ambasada e Britanisë së Madhe, ndërsa do të dorëzohet edhe deri te Fondi Ballkanik për Demokraci (BTD) dhe donatorë të tjerë.

Buxheti ka vlerën prej 19.294.891 denarë.

Projekte në rrjedhë:

Projekte të përfunduara:

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Programet