Trajnimit |
Trajnimi është proces i transferimit të diturive, shkathtësive dhe qëndrimeve. Për realizimin më efikas të këtij procesi MCMS aplikon qasje të vërtetuar shkencore të quajtur cikli i të mësuarit te të rriturit. Kjo qasje bazohet në të mësuarit participativ dhe është fokusuar në shkëmbimin e përvojave dhe aplikimin e tyre në praktikë. Cikli i të mësuarit te të rriturit nënkupton orientim, participim, bazohet në të mësuarit nga përvoja dhe siguron informata kthyese. Njëkohësisht siguron respekt ndaj pjesëmarrësit, rrethim të sigurt dhe realizohet në kushte të këndshme për punë. Kjo qasje ofron katër nivele në të cilat realizohet të mësuarit:
Të gjithë pjesëmarrësit në trajnimin e MCMS marrin materiale adekuate mësimore të cilat paraqesin si ndihmë gjatë procesit të mësuarit, e pastaj edhe mbështetje gjatë aplikimit në praktikën e përditshme. Këto materiale përfshinë koncepte teorike, studime rasti dhe shembuj praktik. Materialet mësimore mund të gjenden në gjuhën maqedonase, shqipe de angleze. Materialet të cilat MCMS ua jep pjesëmarrësve e ka siguruar të drejtën e shfrytëzimit. MCMS rregullisht aplikon masa që të sigurohet cilësia e lartë e trajnimit, të cilat përveç procesit të standardizimit të trajnimit dhe metodologjisë, aplikimit të materialeve adekuate për trajnim, përfshin edhe sigurimin e profilit adekuat të trajnuesit dhe vlerësimin e rregullt të trajnimeve. Vlerësimi i trajnimeve bëhet nga ana e pjesëmarrësve në fund të trajnimit nëpërmjet pyetësorëve të disejnuara për këtë qëllim. Organizohen sesione të shkurta për sqarime sipas nevojës me qëllim që të përmirësohet dhe të adaptohet përmbajtja dhe procesi i trajnimit. MCMS e realizon trajnimit nëpërmes: |