Trajnimit nëpërmes punës - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Trajnimit nëpërmes punës PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Trajnimi nëpërmes punës është bazuar në parimin “të mësuarit nëpërmes punës gjegjësisht të mësuarit derisa nuk përfundon një punë e caktuar në vendin e punës. Kjo përfshinë udhëheqje nga ana e mentorit (i punësuar me përvojë, udhëheqës). Mentori përveç sqarimit dhe orientimin në procesin e punës i jep edhe informatë kthyese pjesëmarrësit në trajnimin përmes punës. Trajnimi nëpërmes punës mund të realizohet përmes delegimit në detyra specifike, nëpërmes ndërrimit të vendeve të punës në organizatë ose nëpërmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme në varësi nga nevojat e pjesëmarrësit dhe të organizatës.

Trajnimi nëpërmes punës në MCMS realizohet me kërkesë, ndërsa tipi i tij kontraktohet me organizatën, e cila ka nevojë nga trajnimi nëpërmes punës për të punësuarit e vet ose aktivistët pse me ndonjë individ i interesuar për këtë lloj të trajnimit. Në MCMS trajnim nëpërmes punës realizohet mes mentorimit nga ana e bashkëpunëtorit me përvojë në fushën e interesimit të pjesëmarrësit.

Mentori e njofton pjesëmarrësin me informatat e përgjithshme dhe programet specifike të MCMS. Pjesëmarrësi me udhëheqje të mentorit kryen detyra të përditshme. Mentori i jep informatë kthyese pjesëmarrësit për cilësinë dhe kohën e detyrave të kryera me rekomandime për përmirësim. Pjesëmarrësi gjatë trajnimit ka mundësi për konsultime jo vetëm me mentorin, por edhe me bashkëpunëtorët tjerë relevantë në MCMS.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Konsultime dhe trajnime Tema