Facilitimi i ngjarjeve |
Facilitimi i ngjarjeve nënkupton sigurimin e konsultantit, i cili në bazë të rendit të përgatitur ditor siguron udhëheqje të diskutimit, zgjidhjen e problemeve dhe miratimin e përfundimeve. Gjatë kësaj aplikohet koncepti i vendimmarrjes participative në grup, që siguron inkuadrim të plotë, mirëkuptim të ndërsjellë, zgjidhje që i marrin parasysh interesat e të gjithëve dhe ndarjen e përgjegjësisë mes pjesëmarrësve. Facilitatori i MCMS-së ka rolin e mbështetësit të pjesëmarrësve gjatë diskutimit, që ata të nxjerrin më së shumti për vete, të sigurojë diskutim të argumentuar dhe produktiv dhe t’i afrojë pjesëmarrësit deri te zgjidhja e përbashkët dhe e pranueshme për të gjithë. Varësisht nga kërkesa e kërkuesit, facilitimi i ngjarjeve mund të përfshijë edhe përgatitjen e raportit ose proces verbalin, si dhe mbështetjen organizative/logjistikën për përgatitjen e të njëjtit. MCMS bën facilitimin e tipave të ndryshme të ngjarjeve duke përfshirë punëtori, tryeza të rrumbullakëta, debate publike, forume, konferenca etj. |