Dimçe Mitreski - Konsultant - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Dimçe Mitreski - Konsultant PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Димче МитрескиDimçe Mitreski, Konsultant/Trajnues
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

Ka lindur më 05.11.1968 në Prilep. Në MCMS është angazhuar nga viti 1994. Ai është pjesë e menaxhmentit  të Departamentit për zhvillim. Si konsultant në mënyrë aktive është inkuadruar në ndërtimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, para së gjithash nëpërmjet zhvillimit dhe realizimit të trajnimeve dhe facilitimin e punëtorive. Kualifikimet e tija kyçe janë: Udhëheqja me projekte dhe programe; Vëzhgimi dhe vlerësimi i projekteve dhe programeve; Planifikimi strategjik; Planet aksionare për zhvillim lokal ekonomik; Formulimi i projekteve dhe qasja deri te donatorët. Mitreski ka ndërtuar lidhje të fuqishme me komunat dhe me organizatat nacionale të komunave, si dhe me Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes lokale (ZELS) dhe Asociacionin e Ofruesve të Shërbimeve Komunale të Maqedonisë (ADKOM). Gjatë vitit 2004 është inkuadruar në realizimin e trajnimeve për Udhëheqje me ciklin e projektit të organizuara nga ZELS për të gjitha 123 komunat në Maqedoni. Ai gjithashtu në mënyrë aktive ka marrë pjesë në misione konsultuese për përpunimin e disa dokumenteve strategjike, siç janë Strategjia për zhvillimin ekonomik lokal (LER) të komunave të Shtipit dhe Karbincit (2004); Plani strategjik për zhvillim lokal të komunës së Gostivarit (2006); Strategjia dhe plani aksionar për reforma të ndërmarrjeve publike komunale (2008); Strategjia për zhvillimin e turizmit në rajonin tejkufitar të Osogovës (2008). Nga viti 2007 në mënyrë aktive është inkuadruar në realizimin e programit të OSBE për ndërtimin e kapaciteteve, veçanërisht në pjesën për forcimin e kapaciteteve të organizatave lokale qytetare nga Kumanova dhe Tetova, si dhe programi “Qytetarizimi aktiv” i dedikuar për bashkësitë lokale nga rajoni i Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës.
 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Konsultime dhe trajnime Konsultantë