Daniela Stojanova - Konsultant |
Daniela Stojanova, Trajnuese/Konsultant Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë + 389 2 3088 980 Daniela Stojanova ka 15 përvojë pune (vullnetarizëm, aktivizëm dhe punë profesionale) në organizatat qytetare në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1995 u inkuadrua në ekipin e parë të trajnuesve maqedonas të trajnuar nga ana e Qendrës Rajonale për Mjedis Jetësor (Hungari) dhe Institutit për Bashkësi të Qëndrueshme (SHBA). Në vitin 1997 e vizitoi edhe trajnimin 3 mujor për punë në organizatat qytetare ku kaloi nëpër 20 module të trajnimeve fillestare dhe të avancuara të zhvillimit organizativ dhe institucional të organizatave qytetare, por edhe në tema tjera. Nga kjo periudhë deri më tani ka realizuar më shumë trajnime për organizatat qytetare nga Maqedonia. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime në dhe jashtë Maqedonisë për zhvillimin e saj. Duke marrë parasysh punën e saj shumëvjeçare në Lëvizjen e Ekologjistëve të Maqedonisë, e pastaj edhe në udhëheqjen e sekretariatit të Rrjetit të OJQ ekologjike në Evropën Juglindore (2001-2004) dhe të Platformës Qytetare të Maqedonisë (2004-2006), fusha e saj kryesore për realizimin e trajnimeve është rrjetëzimi. Ajo gjithashtu ka realizuar edhe trajnime për shkathtësitë komunikuese, marrëdhëniet me opinionin (mediat) dhe mobilizimin e resurseve, fusha për të cilat posedon edhe njohuri teorike dhe përvojë nga puna e përditshme. Nga viti 2005 fillon të mbindërtohet dhe të angazhohet si trajnuese për trajnime dhe konsultime për mobilizim e resurseve/qëndrueshmërisë financiare. Gjithashtu ka dhënë më shumë trajnime edhe për shkathtësi komunikimi dhe marrëdhëniet me opinionin (mediat). Për fushat e cekura ajo posedon edhe njohuri teorike dhe përvojë nga puna e përditshme. |