Udhëzues mbi financimet e Bashkimit Europian për OJF-të - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Udhëzues mbi financimet e Bashkimit Europian për OJF-të PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: Marika Harjula
Viti: 2007
PDF:
  praktika-qytetare-ballkanike-nr.3-udhezues-mbi-financimet-e-bahskimit-europian-per-ojf-te-2007.pdf

Прирачник за граѓански организации - извори на финансирање од ЕУQëllimi i udhëzuesit tonë është që të japë një pamje të përgjithshëme,e cila përmbledh informacionin e shpërndarë nëpër faqe interneti të Drejtorive të Komisionit të Përgjithshëm. Nëse ju përdorni udhëzuesin tonë për të identifikuar programe të mundshme me interes dhe pastaj të shkoni në faqen e internetit të përcaktuar, ju do të gjeni më shumë detaje për programet dhe thirrjet për tender, megjithëse shuma varjon nga një drejtori e përgjithshme tek tjetra. Shembuj të tipeve të projekteve të financuara janë të vlefshme në faqet e internetit të disa Drejtorive të Përgjithshme.

Komisioni Evropian pa diskutim është donatori më i madh i Evropës. Është vënë re që një bilion Euro (nga një total prej 100 bilion Eurosh) është i vlefshëm per projektet e OJQ-ve, e megjithatë kjo është vetëm maja e ajsbergut. Shumë punë është bërë në dekadën e fundit nga vetë OJQ-të me mbështetjen e Parlamentit Evropian për të zgjeruar një buxhet të fokusuar më teper në politikat ekonomike në çdo zonë aktiviteti të prodhuar nga shoqatat e qytetarëve. Kështu që çështja nuk është mungesa e programeve apo fondeve. Ato mbulojnë një hapësirë shumë të madhe veprimi. Praktikisht çdo projekt që ka një dimesion vërtet Evropian dhe mund të lidhet me politikat e BE-së duhet të gjejë një fond korrespondues. Çështja lidhet më tepër me gjetjen e një strategjigje të mirë për të patur të drejtë hyrjeje në buxhetin e BE-së.

Nëse ju dhe organizata juaj i jepni kohë vetes për të përshtatur një pamje të përgjithshme strategjike dhe të caktoni rregullat bazë në mënyrë që të shmangni kurthet në nënshkrimet e kontratave dhe menaxhimit financiar, atëhere nuk ka asnjë arsye pse ju nuk do të mund të zgjeronit fushën e mundësive të ofruara nga projektet Evropiane. Kjo është arsyeja pse në këtë kapitull hyrës, ne kemi përfshirë këshilla për ta bërë financimin Evropian shumë më të lehtë.

Mbledhja e suksseshme e fondeve fillon me zotësinë për të hyrë në informacione të sakta për atë që kërkohet. Pastaj kjo duhet të ndiqet nga vendosmëria për t’i shkuar deri në fund. Gjithashtu do t’ju duhet të përcaktoni pro-të dhe kundra-t e financimit të BE-së.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve