Raporti për zbatimin e strategjisë për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Raporti për zbatimin e strategjisë për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: Emina Nuredinoska
Viti: 2008
PDF:
izvestaj-za-sproveduvanjeto-na-strategijata-za-sorabotka-na-vladata-so-gragjanskiot-sektor-2008.pdf

Извештај за спроведувањето на стратегијата за соработка на владата со граѓанскиот секторStrategjia për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin qytetar është dokumenti themelor i cili e rregullon bashkëpunimin mes Qeverisë dhe organizatat qytetare, dhe njëkohësisht parasheh edhe një sërë masash të cilat kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e sektorit qytetare. Në fund të vitit 2008 QMBN bëri analizë të zbatimit të këtij dokumenti që ta shqyrtojë progresin dhe të jep rekomandime deri te institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe koordinimin e Strategjisë. Raporti i përshkruan dhe i studion disa çështje të rëndësishme: vlerësim për zbatimin e aktiviteteve (vëllimi dhe cilësia) në periudhën prej 24 muajve, zbatimin në kohë, realizimet pozitive dhe mossukseset kyçe.

Disa nga përfundimet të prezantuara në Raport janë:

1) Strategjia për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil po zbatohet. Strategjia ka plan aksionar me masa të parapara, aktivitete, afate dhe institucione përgjegjëse;

2) Realizimi i aktiviteteve është i ndryshëm. Në fusha të caktuara ka progres të dukshëm, në një pjesë prej tyre ka avancim, por gjithashtu ka edhe situatë të pandryshuar lidhur me qëllimet e parapara;

3) Arritjet kyçe në këtë periudhë janë: miratimi i Ligjit për vullnetarizëm gjatë procesit participativ; inkuadrimi i organizatave qytetare në grupe punuese për formulimin e ligjeve dhe strategjive të cilat janë relevante për punën e tyre; ndryshimet në Rregulloren për punë të Qeverisë sipas të cilit propozim-ligjet medoemos publikohen në ueb faqet e ministrive; funksionimi i ditarit qytetar si vegël për qasje më të rëndomtë të qytetarëve deri te shërbimet të cilat i ofrojnë organet shtetërore.

4) Qëllimet ku nuk është shënuar avancim janë: nuk ka sistem të vendosur qendror për inkuadrimin e organizatave qytetare në proceset e krijimit t politikave, nuk ka përmirësim në financimin e organizatave qytetare nga ana e shtetit; nuk janë ndërmarrë masat për zhvillimin e sektorit civil në mjediset rurale.

5) Programet dhe aktivitetet e disa ministrive dhe organeve tjera të shtetit të cilat janë të lidhura me bashkëpunimin dhe zhvillimin e sektorit civil janë harmonizuar me qëllimet dhe masat e parapara me Strategjinë.

6) Vendosja organizative e Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare në kuadër të Sekretariatit gjeneral të Qeverisë gjithnjë nuk e lejon fleksibilitetin dhe autoritetin e nevojshëm në hierarkinë e Sekretariatit gjeneral të Qeverisë për reagim dhe veprim pro-aktiv.

7) Pjesa më e madhe e aktiviteteve të zbatuara janë realizuar në situata kur ka ekzistuar mbështetje financiare nga jashtë pse kur për të njëjtat ka nevojë për harmonizimin me standardet evropiane ose ndërkombëtare ose në mënyrë të drejtpërdrejtë me legjislacionin e Unionit Evropian.

Edhe krahas angazhimeve të Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe Sekretariatin gjeneral të Qeverisë, në mungesë të buxhetit për realizimin e aktiviteteve është  pritur mossukses në realizimin e planit.

Mospasja e buxhetit programor të Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare në mënyrë plotësuese e vështirëson procesin e zbatimit të masave.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve