Fillimet feministe të punës sociale - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Fillimet feministe të punës sociale PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: mr. Biljana Stramshak
Viti: 2008
PDF: feministicki-pocetoci-na-socijalnata-rabota-2008.pdf

Феминистички почетоци на социјалната работаBaza e këtij libri është punimi im i magjistraturës me titullin origjinal “Gratë pioniere në punën sociale dhe ndikimi i tyre mbi ngritjen e feminizmit”. Punimi i mbrojt më 21 prill 2008, para Komisionit në përbërje: prof. Dr. Sllobodanka Markovska, prof. Dr. Verica Stamenkova Trajkova dhe prof. Dr. Maria Donevska. Nxitja për publikimin e kësaj vepre doli nga dëshira për studimin e pasurisë së pashtershme që e ofron historia e feminizmit, veçanërisht të ndikimit të tij mbi punën profesionale sociale që ka arkiv modest në Maqedoni. Realizimi i dëshirës që të lihet diçka e përhershme që ndoshta do të nxisë edhe shumë punime të këtilla, financiarisht u ndihmua nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, MCMS – Shkup, me zgjedhjen nga konkursi për dhënien e grantit për publikime hulumtuese nga fusha e shkencave shoqërore.

Ky libër kryesisht u dedikohet punëtorëve social, si dhe studentëve të Institutit për punë sociale dhe politikë sociale, por besoj se do të jetë i dobishëm edhe për ata që merren me bazat teorike të punës sociale, si dhe punëtorëve tjerë shkencorë dhe studentëve nga profesionet tjera, të cilët çdo ditë kontaktojnë dhe punojnë me personat nga të dy gjinitë, gjatë planifikimit dhe dhënies së shërbimeve. Edhe pse jam e vetëdijshme se ky libër nuk mund t’i mbulojë të gjitha aspektet e lidhshmërisë mes punës sociale si profesion dhe feminizmit si lëvizje, megjithatë shpresoj se ky mund të shërbejë edhe si udhërrëfyes për zbulimin e një pjese të veçantë nga historia e punës sociale si profesion, për të cilin deri tani nuk është shkruar e as nuk është hulumtuar në hapësirat ballkanike.

Lidhur me përmbajtjen dhe strukturën, libri në masë të madhe mbështetet në punimin e magjistraturës, me intervenime të vogla në hyrjen dhe përfundimin. Plotësimet e shkurta e përfshinë këtë parathënie të shkurtër si dhe indeksi i emrave dhe termeve. Në fund, do të kisha dashur t’i falënderoj të gjithë atyre që ndihmuan në fazat e ndryshme të realizimit të punimit tim të magjistraturës, duke përfshirë edhe botimin e tij.

Para së gjithash, u falënderohem anëtarëve të Komisionit për orientimin e tyre teorik gjatë përgatitjes së punimit të magjistraturës, si dhe për vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna gjatë mbrojtjes së punimit, të cilat janë shtuar në versionin e fundit para botimit. I shpreh falënderim të veçantë mentorit tim, prof. Dr. Sllobodanka Markovska, e cila angazhohej gjatë gjithë përgatitjes së punimit, për hapjen e vështrimeve dhe perspektivave të reja për mes këshillave të saja teorike. Do të ishte jo e drejtë mos t’u falënderohem edhe të gjithë kolegeve dhe kolegëve të mi, miqve të cilët më ndihmuan gjatë përgatitjes së kësaj vepre, përmes sigurimit të literaturës adekuate, shfrytëzimit të internetit, këshillave praktike, veçanërisht për interesimin e shprehur dhe bisedave të gjata nëpër të cilat i kristalizuan qëndrimet e mia. Përmes iniciativës për mbështetjen financiare për botimin e punimeve të shkencëtarëve të ri, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ka meritat për botimin e shpejtë të këtij punimi. Falënderimi im i madh!

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Hulumtime