Pjesëmarrja e publikut në proceset e përgatitjes së ligjeve - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Pjesëmarrja e publikut në proceset e përgatitjes së ligjeve PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Marja Sazdevski, Simona Ognenovska
Data: Prill 2013
ISBN: 978-608-4681-08-3
PDF:  pjesemarrja-e-publikut.pdf

ucestvo-vo-javnosta-sq

Rëndësia e pjesëmarrjes publike në krijimin e politikave po rritet gjithnjë e më shumë në përmasa globale dhe janë krijuar një numër i madh rekomandimesh për pjesëmarrjen e opinionit dhe organizatave qytetare në këto procese. Përveç asaj se bëhet fjalë për rekomandime të cilat nuk janë të obligueshme, megjithatë ato ofrojnë standarde, parime dhe praktika më të mira të cilat duhet të merren parasysh gjatë dizajnimit të iniciativave në nivel lokal.

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë dokumente të cilat e japin bazën për pjesëmarrjen e publikut në proceset e miratimit të ligjeve. Ato janë Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, pastaj Ligji për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë, Ligji i punës së Qeverisë, Ligji i organizimit dhe punës në organet e administratës shtetërore etj. Gjithashtu një sërë aktesh nënligjore e rregullojnë këtë çështje: Rregullorja për punën e Qeverisë, Strategjia e bashkëpunimit të Qeverisë me sektorin civil, Kodeksi i praktikave të mira për pjesëmarrje të sektorit civil në procesin e krijimit të politikave, Metodologjia për vlerësim të ndikimit të rregullores dhe Udhëzimi për mënyrën e veprimit në punën e ministrive për përfshirjen e palëve të prekura në procedurën e përgatitjeve të ligjeve.

Analiza për pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave do ta rritë informimin dhe njohuritë e qytetarëve, organizatave qytetare dhe organeve të administratës shtetërore dhe në të ardhmen do të mund të përdoret si model për përcaktimin e rregullave dhe standardeve për pjesëmarrje në vendimmarrje.

Analiza është rezultat i përcjelljes së shkallës së përfshirjes së shoqërisë civile në proceset e përgatitjes së ligjeve në suazat e projektit “Pasqyra e qeverisë”. Duke e ndjekur metodologjinë e përcaktuar paraprakisht, MCMS-ja e ka ndjekur përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e miratimit të ligjeve, për herë të parë, në periudhën nga 01.03.2012 deri më 31.12.2012.

.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Hulumtime