Rruga e gjatë deri te angazhimi më i madh qytetar – Raport analitik - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Rruga e gjatë deri te angazhimi më i madh qytetar – Raport analitik PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Sasho Klekovski, Daniella Stojanova, Gonce Jakovleska, Emina Nuredinoska
Data: mars, 2011
ISBN: 978-608-4617-13-6
PDF: dolg-pat-do-pogolem-graganski-angazman-analiticki-izvestaj.pdf
 
igo-analiticki-izvestaj

Ky raport nacional analitik është një ndër rezultatet kryesore të procesit të zbatimit të Civikus – Indeksi i shoqërisë civile në Maqedoni dhe i prezanton elementet më të rëndësishme nga hulumtimi i zbatuar, duke përfshirë rezymetë e anëve të fuqishme dhe të dobëta të shoqërisë civile, si dhe rekomandimet për forcimin e rolit të shoqërisë civile në vend.

Indeksi i shoqërisë civile (ISHC) është projekt hulumtues i cili e vlerëson gjendjen e shoqërisë civile në vend nëpër botë. Projekti në të njëjtën kohë zbatohet në mbi 40 shtete, ndërsa e koordinon rrjeti ndërkombëtar i shoqërisë civile Civikus – Aleanca botërore për pjesëmarrje qytetare. Qëllimet e projektit, të formuluara nga Civikus, janë të forcohet qëndrueshmëria e shoqërisë civile dhe të promovohet dhe të forcohet kontributi i tij drejt ndryshimeve pozitive shoqërore. Në Maqedoni, ISHC për herë të dytë koordinohet nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

ISHC përfshin 66 tregues, të cilët janë të grupuar në 28 nën dimensione. Ata pastaj konsolidohen në pesë dimensione kryesore të shoqërisë civile: Angazhimi qytetar; Niveli i organizimit; Prakticizmi i vlerave; Perceptimi i ndikimit; dhe Rrethina e jashtme. Në Maqedoni, këto tregues të shoqërisë civile u hulumtuan me shfrytëzimin e hulumtimit primar dhe sekondar, duke përfshirë: anketa me popullatën, anketa me organizatat qytetare dhe intervista me përfaqësues të sektorëve tjerë, fokus grupe rajonale, pasqyrë e literaturës dhe studime të rastit.

Raporti analitik është përcjellë me Rezyme dhe rekomandime për politikat e ardhshme, ku janë transmetuar rekomandimet kryesore për forcimin e mëtejshëm të shoqërisë civile.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Hulumtime