Analiza e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Analiza e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: prof. dr. Mirjana Najçevska dhe Aleksandra Tasevska
Viti: 2010
PDF:
  analiza-e-standardeve-nderkombetare-2010.pdf

analiza-na-megunarodnite-standardiAnaliza e standardeve të legjislacionit anti-diskriminues dhe përvojave në shtetet ku është përpiluar dhe zbatohet ky legjislacion, paraqet përpjekje që të afrohen përvojat e më shumë shteteve deri te opinion maqedonas.

Analiza është bërë në kuadër të aktiviteteve komplekse të promovimit të idesë për rregulloren anti-diskriminuese në Republikën e Maqedonisë, përpjekjet për përpunimin e ligjit anti-diskriminues dhe zhvillimin e strategjive për zbatimin e tij në praktikë.

Qëllimi i analizës është të përmblidhen përvojat themelore në këtë fushë, të analizohen linjat e deritanishme dhe aktuale zhvillimore, të sistematizohen standardet dhe të ofrohet material për zgjedhje të qasjes më adekuate në zhvillimin e legjislacionit anti-diskriminues për Republikën e Maqedonisë. Analiza është pjesë nga projekti: “Maqedonia pa diskriminim” e mbështetur nga ana e Komisionit të BE.

Analiza e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira në legjislacionin anti-diskriminues paraqet pikë nismëse në përcaktimin e pozitës në Republikën e Maqedonisë dhe në përcaktimin e modelit më të mirë/më të pranuar për mbrojtje nga diskriminimi për Republikën e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, kjo analizë paraqet edhe një pjesë të përpjekjeve për njoftimin e opinionit politik dhe më të gjerë për problemet me diskriminimin, zgjidhjet e mundshme dhe të dëshiruara në legjislacion, si dhe drejtimet zhvillimore në përcaktimin e politikave për zbatimin e legjislacionit, si dhe për mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi.

Legjislacioni nacional anti-diskriminues (Ligji për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, rregullativa adekuate nënligjore, strategjitë, planet aksionare dhe politikat) duhet të paraqesë përgjigje ndaj direktivave të dhëna nga ana e Bashkimit Evropian deri te qeveritë e vendeve anëtare të Unionit. Duke pasur parasysh se direktivat e BE do të kenë ndikim mbi legjislacionin e Republikës së Maqedonisë në procesin e harmonizimit të legjislaturës së saj me standardet e BE, vlerësimi i tyre është racional në proceset e reformës globale të legjislaturës ekzistuese, zgjidhjeve institucionale dhe në reformat e gjyqësisë.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime