Islami dhe politika në Ballkanin Perëndimor - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Islami dhe politika në Ballkanin Perëndimor PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Bashkim Iseni dhe Gzavie Bugarel
Viti: 2009
PDF:   islami-dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor-2009.pdf

Исламот и политиката на Западен БалканKy botim i Politorbis është rezultat i një hulumtimi të porositur nga Sekretariati politik i FDNP (DFAE). Qëllimi i tij është të qartësohen marrëdhëniet mes islamit dhe veprimtarive politike në Ballkanin Perëndimor. Ky religjion në të vërtetë është element përbërës tradicional nga fundi i shekullit të mesëm, jo vetëm në jetën fetare, por njëkohësisht edhe në jetën kulturore dhe sociale për një numër të madh të banorëve të këtij rajoni dhe kohabiton me më shumë ose më pak fat nëpër epokat – me krishterimin, qoftë ai katolik, ortodoks ose më rrallë protestant.

Nëse inkuadrimi në aktivitetet e ndryshme religjioze ka luajtur rol të pakontestueshëm në luftërat e paradokohshme në Ballkan, pikërisht për shkak të aftësisë për karakterizimin e identiteteve kolektive dhe mobilizimin e shtresës së gjerë të popullatës, do të ishte e tepërt të thuhet se bëhet fjalë për luftë fetare. Edhe më shumë është se nga ish Jugosllavia komuniste (1943-1991), shumica me kënaqësi deklarohej për ideologji zyrtare ateiste. Është e vërtetë se përtëritja e interesave për faktin fetar, sa individualisht aq edhe kolektivisht, që pasoi pas shembjes së sistemit të Titos, koindicon me fillimin e një dekade të luftërave (1991-2001), duke krijuar interaksione të shumta mes luftërave dhe religjioneve. Pikërisht dy të fundit ishin thirrur, para së gjithash, për përcaktimin e identitetit kolektiv, për dallimin mes atyre ish vëllezërve marksist, të apostujve të ri të Muhamedit, nga ata të Krishtit, me qëllim që të theksohen dallimet, të arsyetohet eliminimi i të afërmit me gjoja vullnetin e Zotit.

Por, raportet mes religjioneve nuk do të binin poshtë në manipulime politike, me qëllime ekskluzive, bile edhe luftarake, pasiqë mund të përmenden shembuj të shumtë të marrëdhënieve të mira ndërfetare të cilat kanë qenë, ose ku religjioni thjesht nuk ka krijuar pengesa mes qytetarëve të besimeve të ndryshme , bile edhe në periudhat më të vështura të luftërave. Në të vërtetë, besimtarët e religjionit të tillë nuk i ruajnë me obligim të njëjtat marrëdhënie me religjionin, ose nuk e implikojnë në të njëjtën mënyrë në jetën politike, varësisht nga nacionaliteti, epoka ose vendbanimi (dallimet në këtë fushë mes qytetit dhe fshatit, fushës dhe malit, duhet të theksohen).

Nëse ky hulumtim është përqendruar në islamin, kjo është pikërisht nga konteksti i marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare, të cilët gjithë vëmendjen botërore e kanë përqendruar në çështjen e terrorizmit me inspirim islam, për shkak të atentateve të shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001. Një studim i ngjashëm do të mund të bëhej për Ballkanin, me përmasa politike për ortodoksinë, katolicizmin ose për protestantizmin, bile edhe ideologji të tjera.

Bëhet fjalë për afrimin e religjionit autokton, që tradicionalisht është më pak e njohur në Ballkanin Perëndimor, përmes kontributit për migrimin nga fundi i shekullit 20. Për këtë qëllim, thirremi në dy specialistë për zhvillimin politik të Ballkanit, z. Bashkim ISENI, specialist për çështje të nacionalizmit në rajonet shqipfolëse dhe autor i hulumtimit për faktet fetare në këtë rajon dhe z. Gvazje BUGAREL i njohur për punimin e tij për zhvillimin politik në Bosnjë dhe Hercegovinë, që ka të bëjë me faktorin fetar.

Rezultat i gjithë kësaj është një panoramë e pasur dhe e llojllojshme për zhvillimin e islamit në 20 vitet e fundit në rajonet kryesore në Ballkan, në ato pjesë ku praktikohet, si dhe ndikimet e ndërsjella mes këtyre rajoneve. Edhe më shumë, përfundimet i kontrollojnë perspektivat të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e mundshëm të marrëdhënieve mes islamit dhe politikës, duke marrë parasysh sfidat e mëdha, me të cilat ballafaqohet ai rajon (statusi i Kosovës, integrimet evropiane etj). Për fat të keq, për shkak të mungesës së kohës dhe resurseve, rajone të caktuara të rëndësishme janë lënë anash, veçanërisht Shqipëria, si dhe studimi i interaksionit të islamit me religjionet tjera në rajon ose qasja e këtyre çështjeve në kuadër të diasporës, veçanërisht Zvicrës. Dëshirojmë që ky studim të kontribuojë për njohjen më të mirë të një nga religjionet më të mëdha tradicionale në rajonin e Evropës dhe një nga faktorët më të rëndësishëm politik në Ballkan, për zhvillimin e paradokohshëm, të shpejtë dhe të ndërlikuar.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime