Doracak për menaxhim me resurse njerëzore - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Doracak për menaxhim me resurse njerëzore PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Sunçica Sazdovska, Valentina Çiçeva, Vesna Dimovska
Viti: 2008
PDF:
priracnik-za-menadzment-so-covekovi-resursi-2008.pdf

Прирачник за менаџмент со човечки ресурсиDoracaku Menaxhimi me resurse njerëzore është përmbledhje e aspekteve teorike dhe praktike të udhëheqjes dhe zhvillimin e njerëzve në një organizatë dhe ofron vegla të cilat aplikohen në këto procese.

Doracaku është përgatitur për nevojat e projektit Programi për zhvillimin e kapaciteteve 2008 dhe është i dedikuar për organizatat partnere të OSBE dhe organizatave tjera qytetare.

Organizatat qytetare angazhojnë vullnetarë dhe të punësuar (në masë më të vogël). Për shembull, në Maqedoni, në 858 organizata janë anëtarësuar 31.394 vullnetarë, ndërsa përqindja e të punësuarve në organizatat qytetare në Maqedoni është rreth 1.500 persona. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për të punësuar ose vullnetarë, është e dukshme se organizatat qytetare mobilizojnë kapital të dukshëm njerëzor, për të cilin duhet të kujdesen që në mënyrë adekuate të zhvillohet dhe të motivohet. Për këtë qëllim është e nevojshme që të respektohen konceptet themelore për Menaxhimin me resurset njerëzore të cilat janë valide për çdo organizatë.

Kështu është e nevojshme që të kihet kujdes që njerëz të vërtetë të angazhohen në vendin e duhur, t’u mundësohet të akomodohen në organizatë, në sistemet e saja, procedurat, vlerat dhe kulturën, t’u ofrohet mundësi që të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, puna e tyre të vlerësohet dhe t çmohet në mënyrë fer, të vendosen sisteme të cilat mundësojnë që ata të motivohen dhe ta gëzojnë punën e tyre dhe në fund t’u mundësohet të “rriten” dhe ta “mbikalojnë” organizatën që të jenë miq të saj dhe lobistë në vende dhe pozita të tjera.

Doracaku është përmbledhje e materialeve të cilat Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) i shfrytëzon në trajnimet e veta për Udhëheqje me resurset njerëzore të pasuruara me aspektet teorike nga autorë të njohur botëror në këtë fushë dhe vështrim i punëve praktike të cilat janë të rëndësishme dhe karakteristike për organizatat qytetare.

Doracaku i prezanton fazat kryesore dhe elementet në menaxhimin dhe zhvillimin e resurseve njerëzore: rekrutimi dhe zgjedhja, metoda të zgjedhjes së personelit, vendosja dhe funksionimi i personelit, zhvillimi i personelit përmes trajnimeve, mentorimi, menaxhimi dhe vlerësimi i rezultatit, sistemi i vlerësimit, 360 shkallë informatë e kthyeshme, motivimi, shpërblimi dhe sistemi i shpërblimit. Në këtë doracak janë përfshirë edhe shembuj konkret, formularë, pyetësor dhe drejtime të cilat mund të shfrytëzohen me akomodimin e tyre për nevoja të çdo organizate veçmas.

Shpresoj se doracaku do të jetë në dobi të gjithë atyre organizatave që janë të përgatitura ta zhvendosin fokusin e tyre nga të menduarit afatshkurtër drejt atij afatgjatë, nga të menduarit kryesisht në kornizë projekti drejt të menduarit gjithëpërfshirës për organizatën e vet dhe zhvillimin e vlerës më të madhe të saj - njerëzit.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime