Besimi në shoqërinë civile - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Besimi në shoqërinë civile PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Sasho Klekovski; Aleksandar Krzhalovski; Sunçica Sazdovska dhe Gonce Jakovleska
Viti:
Dhjetor 2008
PDF:   besimi-ne-shoqerine-civile-2008.pdf

Довербата во граѓанското општествоQendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për herë të tretë e hulumtoi besimin e përgjithshëm. Anketa u realizua në tetor të vitit 2008 në ekzemplar reprezentativ prej 1.600 të anketuarve.

Hulumtimi tregoi se në Maqedoni është relativisht i ulët besimi i përgjithshëm dhe besimi në institucionet.

Qytetarët kanë besim të lartë në të ngjashmit – besimi në familje (97.8%) dhe besim të ulët të përgjithshëm (23.1%) dhe besim në institucionet.

Institucionet arsimore (65.8%), armata (64.6%), policia (56.6%) dhe organizatat publike shëndetësore (55.1%) e kanë besimin e shumicës,ndërsa ndërmarrjet komunale publike (38.8%) të pakicës.

Shënohet rritje e mëtejshme e besimit në Qeverinë (dhe në shtet). Besimi në Qeverinë është rritur prej 44.6% në vitin 2007 dhe 26.6% në vitin 2006 në 51% në vitin 2008.

Hulumtimi tregoi se besimi i përgjithshëm në kishat dhe bashkësitë fetare është i lartë (65.6%) dhe stabile – në të njëjtin nivel si vitin e kaluar. Personat fetar kanë besim prej 54%.

Sipas të dhënave, në Maqedoni është në rritje mosbesimi dhe jotoleranca ndaj grupeve të ndryshme. Lidhur me vitin e kaluar për të gjitha grupet, përveç për personat që varen nga alkooli dhe për viktimat e dhunës, rezultatet tregojnë jotolerancë të rritur.

Shumica e madhe nga të anketuarit nuk dëshirojnë të kenë për fqinj personat e varur nga droga (93,1%), të varu nga alkooli (85%), persona të sëmurë nga sida (84,7) dhe homoseksualët (83,1%). Shumica nuk dëshirojnë të kenë fqinj viktimat nga dhuna (58,6%) dhe romët (52,6%), derisa pakica prej tyre nuk dëshirojnë të jetojnë afër emigrantëve/punëtorëve të huaj (36,5%). Një pakicë e vogël nga të anketuarit nuk i dëshirojnë për fqinj njerëzit nga feja tjetër (30,6%), njerëz me përkatësi tjetër etnike (30,2%) dhe çifte të pakurorëzuara të cilët jetojnë bashkë (28,2%).

Hulumtimi tregoi se besimi i përgjithshëm në organizatat qytetare është 41,7%. Shumica e qytetarëve besojnë se organizatat qytetare janë për realizimin e interesave të qytetarëve dhe mundësi që mendimi dhe veprimi i tyre të arrijë deri te opinioni.

Shumica e qytetarëve (56,1%) njohin organizata të suksesshme qytetare, ndërsa në krahasim me më parë dinë edhe më shumë për organizatat të cilat veprojnë në fusha konkrete. Njohja e organizatave qytetare është përmirësuar në të gjitha fushat e hulumtuara në krahasim me vitin 2007. Qytetarët kanë më së shumti besim në këto sektorë: personat me nevoja të veçanta (65,5%), fëmijët, të rinjtë dhe studentët (65,2%) dhe gratë dhe çështjet gjinore (61%).

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime