Thuaj Maqedoni - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Thuaj Maqedoni PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

kazi-makedonijaQëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuon në zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe vetëdijes së qytetarëve, institucioneve publike dhe biznes sektorëve për nevojën e sektorit të qëndrueshëm dhe dinamik qytetar i aftë të përgjigjet në sfidat dhe prioritetet e opinionit vendor.

Qëllimi i projektit ishte të iniciohet dhe të organizohet aksion i gjerë publik në drejtim të afirmimit dhe përdorimit zyrtar të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në nivel ndërkombëtar.

Vlera e shtuar e projektit ishte mundësia që një pjesë e aktiviteteve të shfrytëzohen për mobilizimin e mjeteve nga burime vendore (qytetarë, biznes dhe sektori publik). Përvoja dhe kontaktet e vendosura duhej të shfrytëzohen si bazë e mirë për planifikim të aktiviteteve të ardhshme të MCMS-s për mobilizim të fondeve vendore.

Grupi qëllimor i projektit ishte opinioni i gjerë në Maqedoni, gjegjësisht qytetarët, mediumet, institucionet publike dhe biznes sektori.

Në kuadër të projektit u iniciuan dhe organizuan aktivitete të cilat u mundësuan qytetarëve të Maqedonisë ta shprehin qëndrimin e vet në lidhje me (mos)përdorimin e emrit zyrtar të shtetit në nivel ndërkombëtar. Aktivitetet u organizuan dhe realizuan në bashkëpunim me një numër të madh të organizatave qytetare, institucioneve publike, mediume dhe firma, me çka u sigurua përkrahje masovike për aksionin.

Pjesa e parë e fushatës ishte e drejtuar kah Vendimi i Këshillit të Evropës nga 02.03.02.2004, e cila parashihte përdorimin e emrave jo të përshtatshëm për emrin e shtetit, qytetarët, si edhe për përkatësinë nacionale, kulturën dhe gjuhën e Maqedonasve etnik. Në kuadër të fushatës u botuan dhe distribuuan 200,000 kartolina me mesazhin Thuaj Maqedoni, me apel deri te qytetarët që kartolinat ti dërgojnë deri te Këshilli i Evropës në Strasburg apo deri te zyra lokale e Këshillit në Shkup. Distribucioni u bë në bashkëpunim me gazetat kryesore ditore në vend, të cilat gjithashtu, siguruan mbulesë në mediume dhe e afirmuan aksionin.

MCMS-ja, në bashkëpunim me një numër të madh të organizatave, organizoi dërgim publik të kartolinave në Shkup dhe qytetet tjera të shtetit. Organizatorët bënë orvatje që persona të njohur publik të jenë të pranishëm dhe me shembullin e vet të iniciojnë dalje më të madhe te qytetarët. Njëkohësisht, qytetarët kishin mundësi që ta nënshkruajnë letrën protestuese e përgatitur nga Instituti Euro Ballkan dhe e adresuar deri te Këshilli i Evropës.

Në bashkëpunim me Televizionin dhe radion e Maqedonisë (TVM) dhe mediume tjera dhe institucione publike, MCMS-ja dhe organizatat e kyçura organizuan koncert në Parkun e qytetit në Shkup, me moton Thuaj Maqedoni. U përgatitën fanelle dhe shenja me të njëjtin mesazh, të cilat qytetarët mundeshin ti blinin, me çka u siguruan mjete plotësuese për vazhdimin e aksionit. Koncerti u shfrytëzua edhe për dërgimin e kartolinave dhe për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahje të letrës protestuese, si edhe për të apeluar për përdorimin e emrit kushtetues të Maqedonisë në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Kah fundi i vitit, u organizua një ngjarje e rastësishme, me iniciativë të LOGM-s dhe me përkrahje nga FIOOM-i, me rastin e njohjes dhe përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Periudha kohore e implementimit të projektit ishte mars – dhjetor 2004.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë