Vlerësimi i reintegrimit të personave të zhvendosur dhe rivitalizimi i rajoneve të goditura nga konflikti në Maqedoni |
![]() |
![]() |
![]() |
Autorë: Manuel Rast, Ralf Lange, Aleksandar Kërzhallovski, Visar Ademi, Zoran Kostov
Duke pasë parasysh këtë fakt, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), organizatë joqeveritare, joprofitabile, e themeluar në vitin 1993, e cila është aktive në planin e zhvillimit, rehabilitimit dhe ndihmës, bashkë me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës, vendosi të hartojë një studim gjithëpërfshirës me qëllim që ta vlerësojë përparimin e arritur në fushën e riintegrimit të personave të shpërngulur brenda vendit dhe refugjatët, të cilët i braktisën shtëpitë e tyre gjatë kohës së krizës më 2001, ta vlerësojë përparimin në planin e rivitalizimit të rajoneve të goditura nga konflikti, dhe, më në fund, të sigurojë rekomandime për kompletimin, ose, të paktën, për intensifikimin e këtyre proceseve. Studimi është përgatitur si punë e përbashkët e QMBN dhe FAKT-it, firmë konsulente, joprofitabile me seli në Gjermani dhe me konsulentë vendorë. Faza e parë e cila mirret me grumbullimin dhe analizën e të dhënave dytësore, zhvillohej nga gushti i vitit 2003, ndërsa puna në terren – faza e dytë – qe realizuar nga 22 shtatori deri më 6 tetor. |