Dëshmi |
Nxënësit, arsimtarët dhe prindërit janë të kënaqur shumë me kushtet e përmirësuara në shkollën “Goce Dellçev” në f. Konçe. “Fëmijët kalojnë mjaft kohë në shkollë dhe qëndrimi atje duhet t’u jetë i këndshëm”, thotë Dançe Kostadinova, nëna e Kristianit të klasës së katërt. “Djali është i mahnitur nga ndryshimet, dritaret i kanë më të bukura dhe nga ato që janë në shtëpi”, rrëfen ajo me buzëqeshje. “Unë kam dy vajza në shkollë, në klasën e dytë dhe të katërt. Dallimi është i dukshëm, nuk ka ushujë, fëmijët më rrallë sëmuren, bile edhe ata që ulen afër dritareve, që më parë ishte vend më pak i dëshiruara, tani nuk kanë problem”, thotë Sllavica Vëçkova. Prindërit e fëmijëve që mësojnë në shkollën në f. Nova Maalla kanë problem me sigurinë. Oborri i parrethuar i shkollës ishte kërcënim për fëmijët e tyre. Tani, me mbështetje të MCMS është ndërtuar muri rrethues në oborrin shkollor. Të inkuadruarit nuk e fshehin kënaqësinë nga punët përfunduara. “Punën e kryem shumë shpejt dhe me sukses, që ishte kënaqësi për të gjithë prindërit, nxënësit dhe arsimtarët”, thotë Gjorgji Conev, këshilltar në komunën e Vasilevës. “Reagimet pozitive nuk mund të përshkruhen me fjalë. Ky problem na mundonte shumë vite, sepse fëmijët në shkollë nuk ishin të sigurt, ishin të ekspozuar komunikacionit nga rruga, por kjo sot është prapa nesh. Të gjithë palët e kyçura bashkëpunuan me sukses, procesi ishte në partneritet, gjithnjë ishim në rrjedha me atë çfarë ndodhte, duke përfshirë këtu edhe procedurën për furnizime dhe zgjidhjen e furnitorit. Arritëm t’i përfundojmë të gjitha obligimet që i ndërmorëm. Komuna pati edhe pjesëmarrjen e vet në këtë projekt, në rregullimin e oborrit dhe mbjelljen e gjelbërimit, tani po përfundon edhe shtegu”, shtoi Conev. |