QMBN kërkon ko-moderator për komunën e Zhelinës - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

QMBN kërkon ko-moderator për komunën e Zhelinës PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 17 prill 2012 10:23

Në periudhën prill 2012 - tetor 2013, procesin forumor në Komunën e Zhelinës do ta realizojë Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN). Për nevojat e Forumit shpallet Konkurs për zgjedhje të një KO-MODERATORI i cili do të angazhohet në kohëzgjatje prej 6 muajsh, 9 ditë pune gjatë muajit me kohë pune fleksibile.

Qëllimi i programit ,,Forume në bashkësi” është që të përkrah zhvillimin participativ të bashkësive në nivel lokal përmes organizimit të gjashtë sesioneve forumore dhe realizimit të mirëfilltë të projekteve nga sesionet e forumit. Programi është i financuar nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ndërsa është e udhëhequr nga Njësia për koordinim të forumeve (NJKF) në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale BNJVL (më shumë informata në www.forumivozaednicata.com.mk).  

Ko-moderatori është ndihmës i moderatorit të forumit dhe udhëheqës i grupit operativ. Grupi operativ është i përbërë nga 6 deri në 8 anëtarë dhe është përgjegjës për organizimin e sesioneve.

Detyrat, përgjegjësitë dhe rezultatet e pritura:

  • Udhëheqje dhe koordinim me grupin operativ
  • Organizimin dhe ko-moderimin e sesioneve, përfshirë edhe rekrutimin e pjesëmarrësve të forumit
  • Organizimin dhe ko-moderimin e mbledhjeve mes sesioneve
  • Përgatitjen teknike të sesioneve(salla, postera, pajisje)
  • Koordinimi i aktiviteteve me opinionin në nivel lokal
  • Përgatitja dhe ruajtja e dokumenteve për dhe nga sesionet e forumit dhe punën mes sesioneve (procesverbal, evidenca për pjesëmarrje, ftesa etj).
  • Pjesëmarrja në trajnime të organizuara nga NJKF, QMBN dhe SDC
  • Ndihmë moderatorit gjatë mbarëvajtjes së sesioneve
  • Përgatitja e raporteve mujore

Kualifikimet dhe përvoja:

  • arsimimi universitar
  • njohja e gjuhës angleze 
  • shfrytëzimi aktiv i kompjuterëve (WORD, EXEL, OUTLOOK)
  • njohuri për procesin e decentralizimit
  • përvoja me organizatat joqeveritare
  • të jetë banor i komunës së Zhelinës
  • përvojë me fascilitimi, koordinim dhe raportim
  • aftësi për punë ekipore
  • shkathtësi të shkëlqyera komunikimi

Përshkrimi i detyrave të punës për ko-moderator

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivimi, më së voni deri me 18 prill (E merkure) në adresën: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Shpallje QMBN kërkon ko-moderator për komunën e Zhelinës