Qëndrimi ndaj vlerave tradicionale/sekulare - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Qëndrimi ndaj vlerave tradicionale/sekulare PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 15 qershor 2009 11:50

Autor: Sasho Klekovski
Viti: 2009
PDF:
  qendrimi-ndaj-vlerave-tradicionale-sekulare.pdf

Односот кон традиционалните/секуларните вредностиQendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për herë të parë i hulumtoi raportet ndaj vlerave tradicionale (sekulare) në Maqedoni.

Hulumtimi tregoi se Maqedonia është mjedis tradicional ose social konzervativ. Mbështetja e vlerave tradicionale, gjegjësisht mosarsyetimi, është prej 58.9% për divorcin, deri 91.6% për homoseksualitetin. Kjo është vërtetuar edhe me Pasqyrën e vlerave botërore, gjegjësisht në Maqedoni forcohen vlerat tradicionale.

Edhe pse pakicë e vogël e qytetarëve e arsyetojnë dhunën mbi gratë (3.1%) dhe fëmijët (6.9%), numri i qytetarëve të cilët këtë e arsyetojnë kërkojnë vëmendje të mëtejshme ndaj këtyre çështjeve. Kujdes kërkon edhe arsyetimi i lartë relativ i rrahjes së fëmijëve prej 19.9% te shqiptarët etnik.

Qëndrimet e meshkujve dhe femrave për çështjet gjinore, duke përfshirë edhe abortin, janë të ngjashme dhe nuk dallohen për më shumë se +/-5 poenë të përqindjes, me përjashtim të punës seksuale (prostitucionit).

Ekzistojnë dallime mes maqedonasve etnik dhe shqiptarëve etnik, të cilët përsëriten mes të krishterëve nga tradita ortodokse dhe myslimanëve.

Mbështetja e vlerave tradicionale është prej 53.5% për mosarsyetimin e divorcit, deri 90.1% për mosarsyetimin e homoseksualitetit te maqedonasit etnik, në krahasim me 72.5% deri 98.4% te shqiptarët etnik.

Qytetarët religjioz i mbështesin vlerat tradicionale, në krahasim me qytetarët joreligjioz. Për shembull, mosarsyetimi i divorcit te qytetarët është më e lartë për 20.1 poena të përqindjes. Krahas qëndrimeve të tilla, edhe të dy grupet kanë qëndrime të ngjashme për çështjet tjera, për shembull në mos miratimin e punës seksuale (prostitucionin).

Mbështetja ndaj vlerave sekulare është më e madhe në Shkup dhe kjo është 40.12%. Në anën tjetër mbështetja është më e vogël në rajonet rurale me 77.92%.

Nuk ekziston dallim i madh mbi bazë partiake (ideologjike) mes të djathtës dhe të majtës, gjegjësisht mes simpatizuesve të VMRO-DPMNE dhe LSDM. Mes simpatizuesve të VMRO-DPMNE joarsyetimi i abortit është 66.1%, ndërsa mes simpatizuesve të LSDM kjo është 59.4%. Dallimi më i madh është vetëm në pyetjen ndaj eutanazisë.

Edhe në pyetjen e religjionit nuk ekziston dallim i madh mes simpatizuesve të VMRO-DPMNE dhe LSDM, prej të cilëve 84.9%, gjegjësisht 79.2% janë religjioz.

Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se shumica e qytetarëve (83.3%) janë religjioz. Për joreligjioz janë deklaruar 14.8%, ndërsa 1.1% janë ateistë.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Qëndrimi ndaj vlerave tradicionale/sekulare