Analiza e financimit nga buxheti i organizatave qytetare ne nivel qendror - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Analiza e financimit nga buxheti i organizatave qytetare ne nivel qendror PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 30 tetor 2017 16:01

Autore: Simona Ognenovska, MCMS 
Datum: Tetor 2017
ISBN: 978-608-4681-92-2
PDF: analiza-e-financimit-nga-buxheti-i-organizatave-qytetare-në-nivel-qendror.pdf

analiza e financimit nga buxheti i organizatave qytetare ne nivel qendrorÇdo vit nga buxheti ndahen mjete për organizatat qytetare kryesisht përmes zërit buxhetor 463-Transferta deri te organizatat joqeveritare, dhe atë mesatarisht nga 270 milionë denarë në vjet (0,14% nga shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të RM) në periudhën 2013-2016. Ndarjen e mjeteve buxhetore4 e bëjnë Sekretariati gjeneral i Qeverisë së RM përmes Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare (4%) dhe mesatarisht 10 organe të ndryshme të administratës shtetërore për forma të ndryshme organizative (96%). Pjesë e madhe e mjeteve buxhetore sigurohen nga burime specifike të ardhurave, d.m.th. nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse (29%-39%).

Analiza është e përbërë prej katër pjesëve. Në pjesën e parë është përfshirë ambienti ku veprojnë organizatat qytetare, si dhe parametrat themelore për shqyrtimin e vlerës ekonomike të sektorit civil. Pjesa e dytë jep pasqyrë të përgjithshme të modelit ekzistues të financimit shtetëror për organizatat qytetare dhe parimet mbi të cilat bazohet. Në pjesën e tretë është dhënë pasqyrë e bazës ligjore për financimin nga mjetet e buxhetit, mënyrat e financimit sipas organeve të ndryshme të administratës shtetërore, si dhe të gjitha fazat nga procedura e dhënies dhe menaxhimit me mjetet (programimi, zbatimi i thirrjes dhe grumbullimi i aplikimeve, vlerësimi, vendimmarrja dhe shpallja e rezultateve, lidhja e marrëveshjeve, raportimi, vëzhgimi dhe vlerësimi i efekteve dhe pjesëmarrja e OQ në të gjitha fazat). Pjesa e fundit siguron përfundime në bazë të gjetjeve nga analiza, të cilat janë bazë për rekomandime për reforma të modelit të financimit të shtetit për organizatat qytetare.

Analiza e modelit ekzistues të financimit shtetëror të organizatave qytetare në Maqedoni e përfshin periudhën 2013-2016. Krahas pasqyrës gjithëpërfshirëse të kornizës juridike të modelit, është siguruar edhe pasqyrë e zbatimit të saj në praktikë. Praktika është prezantuar përmes analizës së përvojave të organizatave qytetare, të një pjese të organeve për administratë shtetërore dhe materialet e kapshme nga hulumtimi nga zyra. Kjo analizë e përfshinë vetëm mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare në nivel nacional dhe nuk i përfshinë llojet tjera të mbështetjes të cilat sigurohen nga shteti për organizatat qytetare, siç janë: mjetet e dedikuara për OQ në nivel lokal, mjetet e decentralizuara të BE (të drejtuara nga p.sh. SFLM), lehtësimet tatimore, nxitja e filantropisë dhe vullnetarizmi etj.

Analiza e financimit të buxhetit për organizatat e shoqërisë civile në nivel qendror është përgatitur në kuadër të projektit Drejt financimit të reformuar publik për OSHC-të, të zbatuar nga MCIC dhe CNVOS. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Analiza e financimit nga buxheti i organizatave qytetare ne nivel qendror