Përmes debatit të të rinjve deri në qeverisje lokale më të përgjegjshme dhe transparente në Gostivar - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Përmes debatit të të rinjve deri në qeverisje lokale më të përgjegjshme dhe transparente në Gostivar PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 20 dhjetor 2022 15:25

Tetë gjimnazistë nga Gostivari prej dy javësh janë pjesë e Shkollës së Debatit të organizuar nga Organized Youth Association nga Gostivari. “Këto dy javë në Shkollën e Debatit mësova gjëra të reja që nuk i kam mësuar më parë në shkollë”, tha Onur Akiku, njëri nga pjesëmarrësit, ndërsa për Feta Sakirin, këto aktivitete e ndihmojnë atë të shprehë lirshëm mendimet e tij dhe të përballet me të tjerët.

2 MCMS

Punëtoria e cila u organizua më 17 dhjetor 2022 në (Youth and Community Centre) në Gostivar ishte intensive dhe pjesëmarrësit mësuan më shumë për komunikimin, dëgjimin aktiv, perceptimin dhe intervistën si pjesë thelbësore e debatit.

Aftësitë e reja I testuan me temën: “A duhet të lejohet përdorimi i celularëve gjatë orës së mësimit”, duke treguar artikulim të mirë të mendimeve dhe përshkrim të mjaftueshëm të argumenteve.

Motivimi i shoqatës për fillimin e projektit është angazhimi për llogaridhënie dhe transparencë të kandidatëve për kryetarë të komunës së Gostivarit gjatë gjithë fushatës politike për zgjedhjet komunale të vitit 2021. Fatkeqësisht, sipas shoqatës, tani për tani mbeten vetëm biseda, pa zbatim. Nga ana tjetër, interesi i të rinjve për llogaridhënie dhe transparencë institucionale po zbehet, ndaj krijohet përshtypja se duan të shuhet zëri kritik dhe i arsyeshëm i rinisë. Debatet publike janë shumë të rëndësishme për transparencë dhe fatkeqësisht nuk janë shumë të shpeshta në Komunën e Gostivarit, sipas OYA.

4 MCMS

Qëllimi i projektit është rritja e transparencës së pushtetit vendor duke nxitur debatin publik, llogaridhënien dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

Shkolla e debatit do të zgjasë tetë javë dhe të rinjtë do të kenë mundësi të debatojnë për tema të ndryshme, por edhe të mësojnë shumë për debatin dhe komunikimin, aftësi që do t'i përdorin në aktivitetet e ardhëshme, gjegjësisht në debate publike.

Realizimi i kësaj shkolle debatuese është mundësuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” të qeverisë së Zvicrës, zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Ndërsa grantet administrohen nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Përmes debatit të të rinjve deri në qeverisje lokale më të përgjegjshme dhe transparente në Gostivar