Në fazën e re Civika Mobilitas do jetë forcë shtytëse për shoqëri civile të qëndrueshme |
E martë, 18 nëntor 2014 20:40 | |||
Sot (18 nëntor 2014), në Qendrën Kulturore Rinore (MKC) në Shkup u promovua faza e re e programit Civika Mobilitas e cila u dedikohet organizatave civile si dhe aktorëve të tjerë të shoqërise civile dhe do zgjasë katër vite. Buxheti I programit ka një shumë prej rreth tetë million franga zvicrane dhe është donacion I SDC/ Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë. Programin e implementojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS) dhe Instituti suedez për administrim publik (SIPU). Pjesëmarrësve iu drejtua Aambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Ekselenca e tij Stefano Lazaroto. „Do të donim të shohim organizatat civile të fokusuara në anëtarët e tyre, qytetarët, të shohim se si i mbrojnë të drejtat dhe përfaqësojnë interesat e tyre“, theksoi Ambasadori Lazaroto dhe shtoi se transparenca e organizatave kundrejt qytetarëve do ua shtoj besueshmërinë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë. Programin e prezantoi Aleksandar Krzhalovski, lideri nacional si dhe drejtori i parë ekzekutiv i MCMS-së. „Në katër vitet vijuese Civika Mobilitas do të tenton të arrijë masë kritike të organizatave civile të cilat angazhohen aktivisht në arritjen e ndryshimeve shoqërore në Maqedoni“, tha ai. Vizioni i Civika Mobilitas është: Maqedonija në të cilën shoqëria civile luan rol pozitiv në realizimin e potencijalit të vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj. Ajo do të tenton të jetë forcë shtytëse për shoqëri civile të qëndrueshme. Aktivitetet e programit janë të organizuara në tre komponenta: mësim dhe rrjetëzim, përkrahje financiare (grante) si dhe hulumtim dhe zhvillim. Mësimi dhe rrjetëzimi do të realizohen përmes përkrahjes, rreth tridhjetë forume, fasilitim dhe mentorim. Suporti financiar përbëhet nga katër lloje grantesh: institucionale, aksionale, të vogla dhe ad hok. Komponenta e tretë parasheh aktivitete hulumtuese në lëmitë e qeverisje të mirë, decentralizim, shoqëri civile si dhe çështjet gjinore, raportet ndëretnike dhe migracionet. Kjo është faza e dyte e implementimit të Civika Mobilitas. Faza e parë u implementua në periudhën 2009-2013, nga Qendra për zhvillim institucional (CIRa).
|