Aftësim për punë, por edhe për tejkalim të rolit tradicional të gruas |
E premte, 08 shkurt 2013 10:18 | |||
Filluan takimet informative me përfaqësuesit e vendeve të banuara në komunat ku zbatohet programi “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti” (OZP). Në takime u bisedua për mënyrën se si do të identifikohen gratë të cilat do të marrin pjesë në trajnime dhe si do të zbatohen aktivitetet. Takimet e para informative me dymbëdhjetë përfaqësuesit e bashkësive lokale, shkollave, ndërmarrjeve lokale dhe këshillave të komunave u mbajtën në Tearcë më 6 shkurt 2013 dhe në Zhelinë më 7 shkurt 2013. Përfaqësuesit e MCMS-së, Daniela Stojanova dhe Fisnik Shabani i njohën pjesëmarrësit me qëllimin dhe aktivitetet e planifikuara të projektit. Ata informuan se rreth 150 gra prej pesë komunave do të kenë mundësi të përzgjedhin dhe marrin pjesë në kurset për gjuhë angleze dhe kompjuter, si dhe për zanate. Pas përfundimit me sukses të kurseve për pjesën më të madhe të tyre është planifikuar të sigurohet angazhim tremujor në formë trajnimi nëpërmjet punës në ndërmarrjet lokale. Pjesëmarrësit e shprehën mbështetjen e tyre për këtë projekt, u interesuan për mundësinë për përfshirje të një numri sa më të madh grash në këto aktivitete, propozuan të organizohen kurse në shumë fshatra etj. Diskutim pati edhe për kriteret për përzgjedhjen e pjesëmarrëseve, përkrah atyre të cilat tashmë janë përcaktuar nga projekti (të prekura nga konflikti dhe familje sociale). Nga ana tjetër, pjesëmarrësit patën edhe vërejtje mbi periudhën e shkurtër të zbatimit të projektit, sidomos për përfshirjen e grave në procesin e punës dhe përmbajtjes në lidhje me mundësitë për punësim të tyre të mëtejshëm. Një pjesë e pjesëmarrësve konsiderojnë se projekti do të jetë një mundësi e mirë që gratë e këtyre komunave të dalin nga mjediset e veta, të shkojnë në kurse, t’i njohin banoret e tjera, të shkëmbejnë përvoja. Më parë janë mbajtur pesë takime informuese me kryetarët e komunave ose me përfaqësuesit e tyre në komunat Tearcë, Zhelinë, Jegunovcë, Çair dhe Likovë. OZP-ja financohet nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentit 4 i Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA), kurse zbatohet në partneritet me Florens Najtingel nga Kumanova, Iniciativën për Perspektivë Evropiane nga Shkupi dhe Rekanski biser nga Mavrova dhe Rostusha. Qëllimi i programit është mbështetja e qasjes së grave të prekura nga konflikti deri në tregun e punës.
|