Forum i organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar Maqedoni - Shqipëri |
E premte, 17 shkurt 2012 13:15 | |||
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria dhe Shoqata Ekologjike “Deshat” nga Dibra më 23 dhe 24 mars 2012 në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Dibrës do të organizojnë Forumin e organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar i Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në Forum mund të marrin pjesë: Organizata qytetare: shoqata të qytetarëve dhe fondacione, sindikata, oda ekonomike, organizata të punëdhënësve dhe bashkësi fetare; dhe Njësi të vetëqeverisjes lokale dhe institucione lokale (agjenci, ndërmarrje publike, shkolla, universitete etj.). Përparësi do të kenë organizatat qytetare, të cilat janë regjistruar ose veprojnë në rajonet ndërkufitare dhe atë: Pollog, Maqedoninë Jugperëndimore (Maqedoni) dhe Dibër dhe Elbasan (Shqipëri). Forumi do të përbëhet nga pjesa ekspozuese, debate publike dhe ngjarje socio-kulturore. Hapësira ekspozuese do të organizohet përmes stendave, pllakateve dhe prezantimeve audio-vizuale. Pritet të prezantohen rreth 50 organizata qytetare dhe aktorë tjerë nga rajoni ndërkufitar. Në debatet publike (panele, tryeza të rrumbullta) do të diskutohet rreth më shumë çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët, organizatat qytetare dhe aktorët tjerë nga rajoni ndërkufitar. Me ngjarjet socio-kulturore do të promovohen trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe vlerat e rajonit ndërkufitar. Hyrja për vizitorët në Forum është e lirë. Për qytetarët nga rajonet e Pollogut dhe Maqedonisë Jugperëndimore do të sigurohet transport pa pagesë. Më shumë informata për Forumin, si dhe për mënyrën e paraqitjes mund të gjenden në Informatën për ngjarjen. Plotësoni dhe paraqituni për pjesëmarrje në pjesën ekspozuese, pjesën e forumit apo të ngjarjeve socio-kulturore. Afati i fundit për paraqitje është 07 mars 2012 (e mërkurë).
Forumi është pjesë e projektit Forum ndërkufitar të organizatave qytetare i cili është finansiarisht i mbështetur nga BE.
|