Vlerat shoqërore maqedonase |
![]() |
![]() |
![]() |
E premte, 13 maj 2011 11:04 | |||
Autorë: Sasho Klekovski, Aleksandar Kërzhallovski, Daniella Stojanova
Qëllimi i hulumtimit ishte të hulumtohen qëndrimet e qytetarëve për çështjet e rëndësishme të cilat ndikojnë në kontekstin socio-kulturor ku vepron shoqëria civile. Për përmbushjen e qëllimeve të hulumtimit, me pyetësorin u identifikuan këto variabile: Vlerat; Liria dhe barazia; Jo dhuna; Solidariteti; Demokracia; Toleranca dhe respekti ndaj kulturave tjera; raporti ndaj natyrës, raporti ndaj vlerave tradicionale/sekulare; Karakteristikat socio-demografike. Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) ia besoi anketën për mendimin publik, mbi të cilin bazohet ky raport, Agjencisë Rejting, përgjegjësia e të cilit ishte edhe rregullshmëria metodologjike e anketës. Anketa u zbatua në dhjetor 2010 në ekzemplar reprezentues prej 1.066 të anketuar. Korniza e popullatës së ekzemplarit ishte popullata më e vjetër 18, ndërsa kriteret për reprezentativen ishin: gjinia, përkatësia etnike, mosha, vendbanimi dhe rajoni.
|