Dimçe Mitreski - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Dimçe Mitreski PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Димче МитрескиDimçe Mitreski, Udhëheqës
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
+390 2 3088 987

Ka lindur më 05.11.1968 në Prilep. Në MCMS është angazhuar nga viti 1994. Ai është pjesë e menaxhmentit të mesëm dhe përgjegjës për udhëheqjen e Departamentit për zhvillim. Në të kaluarën ka qenë anëtar i LSUQM si sekretar për sport dhe politikë sociale. Në mënyrë aktive është inkuadruar në ndërtimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe realizimit të trajnimeve. Kualifikimet e tij kryesore janë: Menaxhim me projekte dhe programe, Vëzhgimi dhe vlerësimi i projekteve dhe programeve, Planifikimi strategjik, Plane aksionare për zhvillim ekonomik lokal, Formulimi i projekteve dhe qasja te donatorët. Mitreski ndërton lidhje të fuqishme me komunat dhe me organizatat nacionale të komunave (ZELS, ADKOM, ZFR). Ai e ka koordinuar rrjetin e 22 organizatave qytetare të cilat punonin me ndihmë humanitare gjatë krizës kosovare me refugjatët në vitin 1999. Ka përvojë të madhe në fushën e fuqnizimit me ujë dhe sanimin e bashkësive në Maqedoni. Nga viti 2004, përvoja e tij mbindërtohet edhe me pjesëmarrje në misione të konsulencës për përpunimin e disa dokumenteve strategjike. Me përvojat e reja në Strategjinë për reforma për zhvillim komunal dhe rekonstruimin e shkollave, ai e ndërton kapacitetin e tij si ekspert për zhvillim komunal dhe zhvillim të serviseve publike. Momentalisht është koordinator i programit: Forumet në bashkësi, Furnizimi me ujë dhe modernizimi i arsimit.
 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Ngritja e vetëdijes dhe fushatat Për fushatat