Strategjia e Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Strategjia e Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Data: 2012
PDF: strategija-debar-alb.pdf

strategija-debar-mkShoqëria civile në procesin e vendimmarrjes është ka rëndësi të madhe për çdo shoqëri, e cila deklarohet si demokratike, veçanërisht është e rëndësishme për demokracitë e reja.
Krijimi i mekanizmave institucionale për bashkëpunim të qytetarëve dhe organeve dhe trupave shtetërore, veçanërisht në nivel lokal, në procesin e krijimit të politikave dhe akteve tjera është baza e demokracisë participative. Komuna e Dibrës në tërësi e njeh rëndësinë dhe rolin e sektori civil në zhvillimin e proceseve demokratike në komunë dhe në përgjithësi në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në bashkësi. Organizatat qytetare (OQ) në Dibër shumë herë gjatë periudhës së kaluar e kanë vërtetuar përkushtimin e tyre në plotësimin e nevojave të qytetarëve përmes aktiviteteve të shumta në fusha të ndryshme si: ndihma sociale dhe humanitare, manifestimet kulturore, ngjarjet sportive, mbështetja e arsimit, aksionet ekologjike, aftësimi i të rinjve, inkurajimi i grupeve të margjinalizuara etj.

Duke u nisur nga këto fakte, Komuna e Dibrës vendosi ta avancojë bashkëpunimin me organizatat qytetare dhe të kontribuojë drejt zhvillimit të tyre të përhershëm, me qëllim të kontribuojë drejt iniciativave të shtuara qytetare dhe bashkësisë së zhvilluar locale nga çdo aspekt.

Komuna e Dibrës edhe deri tani bashkëpunonte me sektorin civil, edhe pse nuk ka person të caktuar zyrtar me përshkrim të qartë të kompetencave për këtë bashkëpunim.

Por, ky dokument strategjik dhe masat e parapara me atë duhet të paraqesin kornizë udhëheqëse për politikën e komunës drejt sektorit civil dhe drejt zhvillimit të aktivizimit qytetar. Miratimi i Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimin e tij të përhershëm është kontribut i drejtpërdrejtë edhe drejt realizimit të njërës nga përcaktimet strategjike të përcaktuar në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil (2007-2011). Në të vërtetë, në qëllimin e shtatë të strategjisë nacionale është paraparë “Përmes promovimit të qëllimeve dhe masave të strategjisë në nivel lokal, njësitë e vetëqeverisjes lokale do ta njohin rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimi të organizatave qytetare lokale dhe do të mund të miratojnë mekanizma të ngjashme për bashkëpunim dhe inkuadrim të organizatave qytetare në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta”.

Procesi i përgatitjes së strategjisë është udhëhequr nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) si pjesë nga projekti “Dialogu qytetar në nivel lokal), i zbatuar nga MCMS, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR).

Strategjia është miratuar më 27 dhjetor, në mbledhjen e 28 të Këshillit të Komunës së Dibrës.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve