Për hulumtimet dhe publikimet |
Një nga metodat e punës të MCMS është avokimi, i cili është kuptuar si ndërthurje mes veti dhe mbështetje e më shumë aktiviteteve: ngritja e vetëdijes dhe edukimi, ndikimi mbi politikat publike dhe përcjellja dhe kërkimi i përgjegjësisë. Hulumtimi është një nga proceset themelore që i bashkon parapraket. MCMS duhet të krijojë presion dhe të lobojë për zgjidhjen e çështjeve me interes më të gjerë shoqëror, por mbi të dhëna të vërtetuara, të cilat më së shpeshti fitohen me anë të hulumtimit. Debatet mund të argumentohen mirë nëse bazohen mbi dëshmi. Hulumtimet e veta MCMS i realizon me resurse të veta ose me ndihmën e bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe atë si hulumtime primare ose sekondare. Varësisht nga tema, hulumtimet mund të shfrytëzojnë instrumente të ndryshme: pyetësor, intervista të thella, analiza të përmbajtjeve, studime të rastit, analiza statistikore etj. MCMS i publikon të gjitha hulumtimet e veta. Përveç hulumtimeve, MCMS boton edhe shumë publikime të tjera, kryesisht të lidhura me temat kryesore në të cilat punon. Publikimi, duhet t’i bëjë informatat e kapshme për ato tema dhe të mundësojë shpërndarjen e tyre mes një rrethi të gjerë të njerëzve. Kjo është edhe një mënyrë që të nxitet diskutim i argumentuar dhe informativ për çështjet e rëndësishme shoqërore. |