Aleksandra Savevska |
![]() |
![]() |
![]() |
Aleksandra Savevska është lindur më 21 mars 1985 në Shkup. Ka diplomuar në fakultetin Filologjik në Shkup në institutin për Psikologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Si Apsolvente e psikologjisë, me bursë nga Universiteti në Jonçipeg regjistrohet në Universitetin e Europës Juglindore në fakultetin e administratës publike dhe shkencat politike dhe fiton diplomën për Lidership dhe punë rinore në komunitetin. Studimet master për demokraci dhe të drejtat e njeriut I përfundon në Universitetin në Bolonjë dhe Universitetin në Sarajevë si mbajtëse e bursës në programin regjional europian master për demokraci dhe të drejtat e njeriut (EPMA). Prej vitit 2008 është e përfshirë në sektorin civil në Maqedoni dhe në regjion si volonter, koordinues I projekteve dhe hulumtues duke mbuluar tema të lidhura me të drejtat e njeriut, mbrojtja sociale, dhe përfshirja sociale. Në MCMS përfshihet në vitin 2018 në departamentin për shoqeri civile dhe demokratizim si koordinatore e programës Shoqeri e qëndrueshme civile – financim shtetëror për organizatat qytetare. |