Strategjia e Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Strategjia e Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Data: 2012
PDF: strategija-jegunovce-alb.pdf

strategija-jegunovce-mkKrijimi i mekanizmave institucionale për bashkëpunim të qytetarëve dhe organeve dhe trupave shtetërore, veçanërisht në nivel lokal në procesin e krijimit të politikave dhe akteve tjera është bazë e demokracisë participative. Inkuadrimi në krijimin e politikave lokale në mjediset rurale, siç është Komuna e Jegunovcit, gjithashtu nënkupton edhe mobilizimin e gjithë opinionit dhe të krijimit të kushteve për shprehjen e mendimit personal, jo vetëm në mënyrë të organizuar përmes organizatave qytetare, por edhe drejtpërdrejt nga ana e qytetarëve. Prandaj, Komuna e Jegunovcit në tërësi e njeh rëndësinë dhe rolin edhe të sektorit civil në zhvillimin e proceseve demokratike në komunë dhe në përgjithësi në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në bashkësi, por gjithashtu me këtë strategji do të krijohen kushte që të dëgjohen mendimet dhe propozimet e qytetarëve. Nga ana e vet sektori civil në Komunën e Jegunovcit edhe pse nuk është i zhvilluar sa duhet, megjithatë në periudhën e kaluar në fusha të caktuara kryen funksione të rëndësishme shoqërore. Ndikimi më i madh është kryer në fushën e barazisë gjinore dhe edukimin e gruas nga mjediset rurale, si dhe organizata që bëjnë promovimin e kulturës, i mbështetin të rinjtë dhe sportin.

Duke u nisur nga këto fakte, Komuna e Jegunovcit vendosi ta nxisë aktivizmin qytetar në komunë, ta avancojë bashkëpunimin me organizatat qytetare dhe të kontribuojë drejt zhvillimit të tyre të përhershëm. Ky dokument strategjik dhe aktivitetet e parapara nëa të do të paraqesin kornizë udhëheqëse për politikën e komunës drejt sektorit civil dhe drejt nxitjes së qytetarëve të inkuadrohen në krijimin e politikave lokale. Miratimi I Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimin e tij të përhershëm është kontribut i drejtpërdrejt edhe drejt realizimit të njërës nga përpjekjet strategjike të përcaktuara në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil (2007-2011). Në të vërtetë, në qëllimin e shtatë të strategjisë nacionale është paraparë “Përmes promovimit të qëllimeve dhe masave të strategjisë në nivel lokal, njësitë e vetëqeverisjes lokale do ta njohin rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimi të organizatave qytetare lokale dhe do të mund të miratojnë mekanizma të ngjashme për bashkëpunim dhe inkuadrim të organizatave qytetare në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta”.

Procesi i përgatitjes së strategjisë është udhëhequr nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) si pjesë nga projekti “Dialogu qytetar në nivel lokal), i zbatuar nga MCMS, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian perms Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR).

Strategjia është miratuar më 29 dhjetor, në mbledhjen e 34 të Këshillit të Komunës së Jegunovcit.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë