Zhvillimi lokal i bashkësive - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Zhvillimi lokal i bashkësive PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

lrzZhvillimi i bashkësive rurale dhe institucioneve nga sektori rural tregon se edhe përkundër aktiviteteve të deritanishme për nxitje, ende nuk është arritur niveli i duhur i zhvilluar. Avancimi i bashkësive dhe institucioneve të organizuara para së gjithash varet nga zhvillimi i tyre, i cili ballafaqohet me mungesë të aftësisë strategjike dhe kapacitetit organizativ, si dhe ambienti i pazhvilluar për veprim. Një pjesë e rëndësishme e problemit është mungesa e qëndrueshmërisë së projekteve zhvillimore, veçanërisht të pranishme në komunat rurale dhe ato të vogla, ku është i nevojshëm sensibilizim i segmenteve të pazhvilluara.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm në bashkësitë. Zhvillimi i nxitur lokal në bashkësitë rurale dhe të margjinalizuara nëpërmjet pjesëmarrjes së rritur dhe zhvillimit organizativ paraqet qëllimin e programit që shpie drejt realizimit të qëllimit të përgjithshëm.
Programi ka për qëllim të arrijë 5 rezultate specifike të cilat shpijnë drejt realizimit të qëllimit të këtij programi: Kapaciteti i përmirësuar (modernizimi) i bashkësive rurale dhe të vogla për iniciativa zhvillimore; Qasje të vendosura pjesëmarrëse në bashkësitë; Transparenca e përmirësuar në punën e bashkësive; Mbështetje e ndërtuar (më e mirë) publike për bashkësitë rurale dhe të vogla; dhe Inovacione dhe aktivitete të nxitura për zgjidhjen e problemeve në bashkësi. Këto rezultate janë komplementare dhe plotësohen mes tyre.

Në periudhën prej vitit 2001 deri më 2005, QMBN e realizoi programin për Aftësimin e Bashkësive dhe Institucioneve (OZI), që në vete e kishte të integruar pjesën që nënkuptonte sigurimin e kapacitetit organizativ dhe drejtues për bashkësitë. Ky program mundësoi përcjelljen më të mirë dhe ndikimin më cilësor për ndërtimin e kapaciteteve të bashkësive lokale. Tani, programi i vazhduar në këtë mënyrë për Zhvillimin Lokal të Bashkësive – LRZ është vijim i programit OZI dhe është adoptuar në bazë të përvojave të fituara në periudhën paraprake.

Inkuadrimi i grupit qëllimor në zbatimin e aktiviteteve ka rëndësi të veçantë për suksesin e këtij programi. Roli i programit për Zhvillim Lokal të Bashkësive (LRZ) është sigurimi i inkuadrimit të plotë të qytetarëve në iniciativat zhvillimore nga fillimi (ideja) deri në përfundimin e tyre të plotë. Theks i veçantë i lihet zhvillimit të kapaciteteve të bashkësive lokale, transparencës dhe dhënies së llogarisë për punën e komunave, pjesëmarrja e rritur në procesin e vendimmarrjes dhe sensibilizim i problemeve në bashkësitë rurale.

Programi për Zhvillimin Lokal të Bashkësive në periudhën e ardhshme prej tre viteve nevojitet të zhvillohet si një pjesë e faktorëve të rëndësishëm që do të kontribuojë për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkësive.

Buxheti i përgjithshëm i nevojshëm për realizimin e programit trevjeçar arrin shumën prej 30.600.000 denarë ose 500,000 EUR.

Periudha kohore e programit është prej vitit 2006 deri në vitin 2008.

Projekte në rrjedhë:

Projekte të përfunduara:

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë