Plani strategjik për zhvillimin lokal të komunës së Gostivarit - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Plani strategjik për zhvillimin lokal të komunës së Gostivarit PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 23 qershor 2008 10:53

Redaktorë: Dimçe Mitreski dhe Tanja Hafner Ademi
Viti: 2006
PDF:
  plani-strategjik-per-zhvillimin-lokal-te-komunes-se-gostivarit-2006.pdf

Стратешки план за развој на општината ГостиварNjë nga prioritetet e komunave në Republikën e Maqedonisë është përgatitja e “strategjive komunale” të ndryshme për promovimin dhe përparimin e mirëqenies ekonomike, sociale dhe ekologjike të komuniteteve, me qëllim të kontribuojnë për zhvillim të pandërprerë.

Në fillim të vitit 2002 u miratua Ligji i ri për vetëqeverisje lokale, ku janë të definuar kompetencat e reja të komunave. Në këtë ligj është definuar përveç tjerash, komunat janë përgjegjëse edhe për: planifikimin urbani (urban dhe rural); mbrojtjen se mjedisit dhe ambientit natyror; zhvillimi ekonomik lokal (planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal, përforcimi i prioriteteve zhvillimore dhe strukturore, udhëheqje e politikës lokale ekonomike, përkrahje e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të sipërmarrjes në nivel lokal; dhe punët komunale.

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) në bashkëpunim me organizatat partnerë Instituti për Demokraci dhe Medijim (IDM) nga Shqipëria dhe Qendra Zhvillimore e Kosovës (QZHK), formuan program për Bashkëpunim rajonal ndërkufitar (BRN) në cilin janë përfshirë komunat e trekëndëshit ndërkufitar mes Maqedonisë-Shqipërisë-Kosovës: Gostivar (Maqedoni), Prizren dhe Dragash (Kosovë) dhe Kukës (Shqipëri).

Në kudër të programit, përveç të tjerave, ishte paraparë të punohet plan strategjik për zhvillim lokal të komunës.

Kjo ishte mundësi për Komunën e Gostivarit që t’i intensifitojë aktivitetet e veta nga aspekti i përpunimit të një plani strategjik për zhvillim lokal.

Për këtë qëllim fillimisht janë kryer disa trajnime të skuadrit komunal: Udhëheqje e cikël projekti, Planifikim strategjik; Planifikim veprimor; që në fund të organizohej mbledhje pune me kohëzgjatje disa ditësh për definim të planit për zhvillim lokal të Komunës së Gostivarit.

Duke i vlerësuar nevojat për përpunim të një plani strategjik efikas për zhvillim, dhe duke i pasur parasysh të gjitha aktivitetet vijuese, formohet ekipi për përgatitje të planit për zhvillim lokal të Komunës së Gostivarit. Ky ekip, me përkrahjen e eksperteve nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim ndërkombëtar, ka pasur për detyrë punimin e planit për zhvillim lokal të komunës.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Plani strategjik për zhvillimin lokal të komunës së Gostivarit