E hënë, 20 tetor 2008 15:31 |
Valentina Çiçeva, Konsultante/Trajnuese
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
Ka lindur më 28.02.1969 në Shkup. Në vitin 2008 magjistroi në Institutin Ekonomik në Shkup, dega Menaxhmenti financiar. Nga viti 1994 deri në vitin 1999 punoi si sekretar administrativ, ndërsa nga viti 2000 ajo është trajnuese në Departamentin për shoqëri civile dhe demokraci në MCMS. Fushat kryesore të saja të ekspertizës janë: Puna administrative, Shkathtësi për facilitim, Trajnimi për trajnues, Mbledhje efektive dhe punëtori, Zhvillimi institucional dhe forcimi organizativ dhe Udhëheqja me ciklin e projektit. Ajo është e shkathtë në përdorimin e teknikave të ndryshme trajnuese dhe prezantuese me të cilat siguron inkuadrimin e pjesëmarrësve në procesin e të mësuarit. Çiçeva ka përvojë në trajnimin e grupeve të ndryshme qëllimore: pakicat etnike, gratë, të rinjtë, personat me handikap, organizatat qytetare, vetëqeverisjet lokale, shoqatat bujqësore dhe sipërmarrësit.
|