Mentorimi |
E diel, 10 shkurt 2008 11:18 | |||
Mentorimi është proces i dhënies së mbështetjes dhe këshillave ndonjë individi ose organizate, me qëllim që të njoftohet me mënyrat me të cilat mund ta përmirësojë punën e vet. Menotorimi mund të orientohet drejt përmirësimit të gjitha aspekteve të punës organizative: procese dhe procedura të brendshme organizative, udhëheqja me resurset, komunikimi dhe marrëdhëniet mes të punësuarve, puna ekipore, udhëheqja, komunikimi dhe marrëdhëniet mes partnerëve dhe klientëve, shtrimi i qëllimeve, planifikimi vjetor, planifikimi strategjik etj. Qëllimi përfundimtar i procesit të mentorimit është përmirësimi i efikasitetit organizativ nëpërmes proceseve mirë të planifikuara të mësuarit organizativ dhe qasjeve të reja të vendosura inovative gjatë punës. Procesi i mentorimit realizohet në organizatat kërkuese të këtij lloji të konsultimeve nga ana e ekipit të konsultantëve profesional, me përvojë dhe të përkushtuar t MCMS, me aplikim praktik të metodologjive të cilat MCMS i përdor në trajnimet adekuate.
|