Kurseve |
E diel, 10 shkurt 2008 11:15 | |||
Kurset janë ngjarje të organizuara me qëllim që ta mundësojnë procesin e trajnimit në grupe të pjesëmarrësve, i cili është i lehtësuar nga personi kompetent-trajnuesi/facilitatori. Metodat dhe teknikat të cilat përdoren në kurset e MCMS (Prezantimi, stuhia e ideve, puna në grupe, studimi i rastit, lojërat, diskutimet dhe dramatizimi) janë interaktive dhe stimulojnë komunikim dhe ndarjen e përvojave mes pjesëmarrësve dhe trajnuesve, si dhe mes vetë pjesëmarrësve. Përdoren mjete të pasura vizuale, duke përfshirë grafoskopin, Power Point prezantimet dhe animacionet. Që të sigurohet të mësuar efikas dhe aktiv gjatë kurseve, MCMS preferon punë në grupe më të vogla dhe e kufizon numrin e pjesëmarrësve në maksimum 20 pjesëmarrës me dy trajnues (10 pjesëmarrës në një trajnues). Kurset zakonisht organizohen në kohëzgjatje prej 2 deri në maksimum 5 ditë, me sesione prej 90 minutave, mes të cilave ka pushim për drekë dhe/ose kafe. Kurset e MCMS realizohen si kurse për trajnime standarde dhe me porosi. Kurset standarde zhvillohen sipas programit të zhvilluar standard për një temë të caktuar. Kurset me porosi zhvillohen sipas programit të përgatitur sipas kërkesës dhe për nevoja konkrete, duke mundësuar fokus special në temat dhe çështjet të cilat jan specifike dhe të rëndësishme për kërkuesin.
|