Qytetarët dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale diskutuan për problemet me mjedisin jetësor të komunitetit rom në Koçan - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Qytetarët dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale diskutuan për problemet me mjedisin jetësor të komunitetit rom në Koçan PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E premte, 27 janar 2023 09:41

“Ndër të tjera, duhet të punohet në përforcimin e vetëdijes së qytetarëve në komunitet, por duhet të jetë sistematik dhe i planifikuar, fillimisht të bëhet diçka, pastaj të ruhet”, thotë Ajser Memedova, një aktiviste e re nga Koçani dhe pjesëmarrëse në tribinën publike ku u diskutua për cilësinë e shërbimeve të marra nga komuniteti rom në këtë qytet. 

Svetla Idnina Fotografija 1 MCMS

Në tribinën që u mbajt më 17 janar të vitit 2023 në hapësirat e Komunës së Koçanit, u prezantuan rezultatet e anketës së realizuar në mesin e popullsisë rome. Gjysma e qytetarëve të anketuar (52%) thonë se në lagjen e tyre nuk ka kushte të kënaqshme për jetesë, ndërsa shumica e të anketuarve (60%) thonë se ata dhe fëmijët e tyre i ndjejnë pasojat shëndetësore të ndotjes së mjedisit jetësor. Qytetarët janë autokritikë dhe e konsiderojnë veten si një ndër fajtorët e ndotjes së mjedisit jetësor. Në listë, ata janë në vendin e dytë, menjëherë pas ndërmarrjes komunale publike “Ujësjellësi”, për të cilën një pjesë e madhe e të anketuarve besojnë se pastron mbetjet në mënyrë të parregullt. Me gjithë këtë vetëdije, përgjigjet e pyetjes “A i hedhni mbetjet shtëpiake apo mbetjet e ndërtimit në rrugë publike dhe a e ndotni mjedisin jetësor?” janë shqetësuese. Po i njëjti numër qytetarësh janë përgjigjur me “po” dhe “jo” (21%), gjithsej 35% e bëjnë ndonjëherë, ndërsa 23% kanë thënë se e bëjnë vetëm kur duhet. 

Gjithsej 34 pjesëmarrës, ndërmjet të cilëve ishin përfshirë qytetarë të interesuar, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, por edhe drejtori i ndërmarrjes komunale “Ujësjellësi” nga Koçani, menaxherë nga sektorë të ndryshëm që kanë të bëjnë me higjienën komunale, nëpunës nga Komuna e Koçanit që punojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, inspektorët komunal për punët komunale dhe ekipi i kujdestarëve komunalë, diskutuan për këto rezultate dhe rekomandimet nga raporti. Diskutimi duhet të jetë rikujtim për pushtetin lokal për përmbushjen e premtimeve parazgjedhore ndaj qytetarëve dhe raporti duhet të mundësojë planifikim më të mirë të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. 

Svetla Idnina Fotografija 2 MCMS

"Këto aktivitete janë të mira sepse na lejojnë të flasim publikisht për problemet tona në komunitet. Mjedisi jetësor është seriozisht i rrezikuar, kushtet e jetesës janë të këqija dhe institucionet nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme zgjidhjes së situatës," thotë Xhesian Zurapov, një qytetar i Koçanit, dhe shton se ka shfrytëzuar rastin që të pyesë përfaqësuesit e ndërmarrjeve komunale dhe komunës se kur do të ndërmarrin veprime për përmirësimin e situatës. 

Pjesëmarrësit janë pajtuar se ky është një fillim serioz dhe i mirë për bashkëpunim dhe identifikimin e problemeve në komunitet. 

Anketa është realizuar në periudhën 15-20 dhjetor të vitit 2022 dhe ka përfshirë 200 banorë të Koçanit, nga komuniteti rom. Anketa dhe tribina janë pjesë e projektit “Iniciativa për kushte më të mira dhe mjedis më të mirë për jetesë në komunitetin rom në Komunën e Koçanit” i cili realizohet nga Qendra për zhvillim të komunitetit “E ardhme e ndritur“ nga Koçani. 

Realizimi i këtij trajnimi është mundësuar nga projekti " Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut" i Qeverisë së Zvicrës i cili realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), kurse grantet administrohen nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Qytetarët dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale diskutuan për problemet me mjedisin jetësor të komunitetit rom në Koçan