Strategjia e Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm |
![]() |
![]() |
![]() |
E enjte, 26 prill 2012 10:44 | |||
Data: 2012
Duke u nisur nga këto fakte, Komuna e Jegunovcit vendosi ta nxisë aktivizmin qytetar në komunë, ta avancojë bashkëpunimin me organizatat qytetare dhe të kontribuojë drejt zhvillimit të tyre të përhershëm. Ky dokument strategjik dhe aktivitetet e parapara nëa të do të paraqesin kornizë udhëheqëse për politikën e komunës drejt sektorit civil dhe drejt nxitjes së qytetarëve të inkuadrohen në krijimin e politikave lokale. Miratimi I Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimin e tij të përhershëm është kontribut i drejtpërdrejt edhe drejt realizimit të njërës nga përpjekjet strategjike të përcaktuara në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil (2007-2011). Në të vërtetë, në qëllimin e shtatë të strategjisë nacionale është paraparë “Përmes promovimit të qëllimeve dhe masave të strategjisë në nivel lokal, njësitë e vetëqeverisjes lokale do ta njohin rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimi të organizatave qytetare lokale dhe do të mund të miratojnë mekanizma të ngjashme për bashkëpunim dhe inkuadrim të organizatave qytetare në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta”. Procesi i përgatitjes së strategjisë është udhëhequr nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) si pjesë nga projekti “Dialogu qytetar në nivel lokal), i zbatuar nga MCMS, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian perms Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR). Strategjia është miratuar më 29 dhjetor, në mbledhjen e 34 të Këshillit të Komunës së Jegunovcit.
|