Strategjia e Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimi i tij i përhershëm |
E enjte, 26 prill 2012 10:34 | |||
Data: 2012 Shoqëria civile në procesin e vendimmarrjes është ka rëndësi të madhe për çdo shoqëri, e cila deklarohet si demokratike, veçanërisht është e rëndësishme për demokracitë e reja. Duke u nisur nga këto fakte, Komuna e Dibrës vendosi ta avancojë bashkëpunimin me organizatat qytetare dhe të kontribuojë drejt zhvillimit të tyre të përhershëm, me qëllim të kontribuojë drejt iniciativave të shtuara qytetare dhe bashkësisë së zhvilluar locale nga çdo aspekt. Komuna e Dibrës edhe deri tani bashkëpunonte me sektorin civil, edhe pse nuk ka person të caktuar zyrtar me përshkrim të qartë të kompetencave për këtë bashkëpunim. Por, ky dokument strategjik dhe masat e parapara me atë duhet të paraqesin kornizë udhëheqëse për politikën e komunës drejt sektorit civil dhe drejt zhvillimit të aktivizimit qytetar. Miratimi i Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvillimin e tij të përhershëm është kontribut i drejtpërdrejtë edhe drejt realizimit të njërës nga përcaktimet strategjike të përcaktuar në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil (2007-2011). Në të vërtetë, në qëllimin e shtatë të strategjisë nacionale është paraparë “Përmes promovimit të qëllimeve dhe masave të strategjisë në nivel lokal, njësitë e vetëqeverisjes lokale do ta njohin rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimi të organizatave qytetare lokale dhe do të mund të miratojnë mekanizma të ngjashme për bashkëpunim dhe inkuadrim të organizatave qytetare në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta”. Procesi i përgatitjes së strategjisë është udhëhequr nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) si pjesë nga projekti “Dialogu qytetar në nivel lokal), i zbatuar nga MCMS, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR). Strategjia është miratuar më 27 dhjetor, në mbledhjen e 28 të Këshillit të Komunës së Dibrës.
|