Modele për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në nivel lokal: Pasqyrë krahasuese |
E hënë, 31 tetor 2011 14:44 | |||
Autorë: Ester Hartai, Katerina Xaxhi-Miceva Evans E drejta e qytetarëve të marrin pjesë në kryerjen e punëve publike është një nga parimet më themelore demokratike dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të realizohet në nivel lokal, atje ku autoritet lokale janë në gjendje që të bashkëpunojnë ngushtë me qytetarët dhe organizatat e tyre dhe të punojnë në probleme të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë mbi jetën e tyre. Me atë që do ti marrin parasysh mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe do ti inkuadrojnë në punën e vetëqeverisjes lokale, autoritet lokale mund të tërheqin mbështetje për politikat e propozuara. Përmes bashkëpunimit me qytetarët dhe organizatat e tyre gjatë ofrimit të programeve dhe shërbimeve, autoritetet lokale mund të arrijnë deri te resurset, dituritë dhe angazhimet në zbatimin e aktiviteteve të cilat janë me interes të drejtpërdrejtë për bashkësinë. Kjo mund të rezultojë në besimin e ndërsjellë, ndjenjën ne pronësisë dhe legjitimitetin më të madh të vendimeve të tyre. Qëllimi i këtij dokumenti është të prezantohen modelet aktuale të cilat e avancojnë bashkëpunimin dhe inkuadrimin dhe të theksojnë si ato mund të kontribuojnë për partneritet më të mirë ndër sektorial dhe bashkëpunim efektiv dhe inkuadrim të qytetarëve dhe organizatave qytetare (OQ) në proceset e vendimmarrjeve lokale dhe aktivitetet e vetëqeverisjeve lokale. Në vetë fillimin, dokumenti jep një pasqyrë të dokumenteve kryesore evropiane për bashkëpunimin OQvetëqeverisje lokale, të cilat shërbejnë si një kompas për legjislacionet nacionale. Më tej, dokumenti jep pasqyrë të gjendjes së tanishme të bashkëpunimit në pesë shtete – dy shtete të Bashkimit Evropian (BE) dhe tre shtete nga Ballkani. Si shembuj të dy vendeve të BE, në hulumtimin është prezantuar gjendja e tanishme në Angli dhe Hungari. Anglia, si demokraci e vjetër, paraqet kampion të praktikave të mira dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe OQ dhe e prezanton realizimin e madh të partneritetit të vërtetë mes vetëqeverisjes lokale dhe OQ – në pikëpamje të asaj se mekanizmat e saja me sukses zbatohen si rezultat i përpjekjeve dhe përkushtimit të gjitha palëve. Hungaria, relativisht anëtare e re e BE, ka sistem të ngjashëm si edhe Maqedonia. Ajo paraqet shembull të statusit që është diçka në mes, ku gjatë 20 viteve të kaluara u miratuan vegla të shumta demokratike, por megjithatë duhet edhe shumë të bëhet që të aplikohen ato në praktikë dhe t bëhen ndryshime në të menduarit. Të tre shtetet nga Ballkani janë Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina (me theks të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës) dhe Serbia. Prej tyre, Kroacia dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës tregojnë përpjekje të rritura të krijohen modele për bashkëpunim dhe të multiplikohen në të gjithë vendin. Serbi tregon tendencë të zhvillohen më shumë mekanizma për bashkëpunim, por ato nuk janë në nivel të njëjtë si edhe dy vendet tjera. Edhe krahas asaj që këto vende mund të ballafaqohen me çështje në pikëpamje të zbatimit të këtyre modeleve, vlen të shqyrtohen disa parametra dhe të merren parasysh në kontekste dhe vende tjera. Gjatë hulumtimit autorët mbështeten kryesisht në hulumtimin kompjuterik dhe materiale të kapshme në gjuhën angleze dhe gjuhët lokale. Atje ku ishte e mundur, u realizuan intervista me persona zyrtar të cilët udhëheqin me modelet ose me ekspertë të cilët punojnë në vend. Gjithashtu autorët u mbështetën mbi studimet ekzistuese, analizat krahasuese, drejtimet, modelet, informatat dhe këshillat dhe studimet e rastit që të vendosin për modelet të cilat duhet të prezantohen në këtë dokument. Duhet të përmendet se në internet dhe në dokumentet e ndryshme nga hulumtimet që janë bërë në këtë temë ka shumë pak informata për modelet dhe zbatimin e tyre në praktikë. Prandaj, aspekti i zbatimit të gjitha modeleve nuk është hulumtuar në tërësi. Në këtë analizë bëhen përpjekje që të vendosen modele të tilla të cilat me sukses do të mund të miratohen në praktikë të vetëqeverisjeve lokale. Me qëllim që të sigurohet bashkëpunim efektiv, është e nevojshme të ndërmerren hapa, si në nivel nacional ashtu edhe në atë lokal. Por, shembujt e vendeve tregojnë se edhe krahas asaj që legjislacioni nacional duhet ti vendos rregullat dhe tu jap drejtime vetëqeverisjeve lokale, para së gjithash duhet të respektohet autonomia e autoriteteve lokale dhe aftësisë së tyre të kyçen në partneritete kreative dhe inovative me bashkësitë lokale. .
|