Mbi 270 gra i përmirësuan mundësitë për punësim - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Mbi 270 gra i përmirësuan mundësitë për punësim PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E mërkurë, 07 maj 2014 08:49

Në evenimentin përmbyllës të sotëm, të mbajtur në Hotelin “Holidej In” në Shkup, MCMS-ja dhe partnerët para më tepër se 150 të ftuarve i prezantuan rezultatet e projektit “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti”. Për 18 muaj, sa ka zgjatur zbatimi i projektit, projekti i përmirësoi mundësitë për punësim të 272 grave nga komunat Tearcë, Jegunovce, Zhelinë, Likovë, Çair, Saraj, Mavrovë dhe Rostushë, si dhe prej komunave të tyre fqinje dhe qendrave urbane. 

nad-270-zheni-gi-podobrija-mozhnostite-za-vrabotuvanje-3

“Nevojitet inkurajim më i madh i grave për përfshirje në tregun e punës”, tha Daniela Stojanova, koordinatore e projektit. “Arritjet tona, midis të tjerash, janë falë komunikimit të drejtpërdrejtë dhe intensiv me to, që ndihmoi që gratë  të përfshihen në këto trajnime. “Megjithatë”, shtoi ajo, “sfida e shtetit dhe fondeve evropiane duhet të jetë jo vetëm aftësim i grave, por edhe krijim i kushteve të tjera siç janë institucionet e kujdesit për fëmijët dhe për të moshuarit të cilët janë shfaqur si faktorë kufizues”

104 gra gjithsej fituan përvojë pune falë trajnimit nëpërmjet punës që u zbatua në 41 ndërmarrje, 65 përfunduan kurse zanatesh. Kjo mundësoi, deri tani, të punësohen mbi 20 gra. Pritjet e MCMS-së dhe partnerëve është që ky numër të rritet në periudhën që vjen.

nad-270-zheni-gi-podobrija-mozhnostite-za-vrabotuvanje

Samire Shaqiri nga Shemshova, pas trajnimit gjatë punës e fitoi dhe punësimin e saj të parë. “Nuk kam besuar asnjëherë se do të kem punë dhe si gjithë të tjerët do të kem zanatin tim. Me këtë, MCMS-ja ma ktheu besimin tek e ardhmja.”

Përveç trajnimit gjatë punës, 46 gra fituan aftësi për të punuar në kompjutor, kurse 114 gra e përmirësuan njohuritë e gjuhës angleze, 45 gra morën pjesë në trajnimin për përmirësim të aftësive për punësim, sipërmarrje dhe administratë. Përveç kësaj, për 125 pjesëmarrëset në program ishin përgatitur 125 plane për zhvillim profesional dhe personal.

Për Xhumadije Ibrahimin nga Tearca kurset të cilat i organizoi MCMS-ja ishin nxitëse dhe motivuese. “Kurset mund të sjellin beneficione për gratë dhe t’ua ndryshojnë jetën”, tha ajo dhe i ftoi gratë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme dhe t’i përmbysin barrierat.

Para se të fillojë me aktivitetet, MCMS-ja kreu një studim mbi gjendjen me ofertën dhe kërkesën e tregut të punës në këto shtatë komuna me biseda të drejtpërdrejta me 277 gra dhe 47 ndërmarrje.

nad-270-zheni-gi-podobrija-mozhnostite-za-vrabotuvanje-2

Qëllimi i projektit ishte të mbështetet qasja e grave të rajoneve të prekura nga konflikti te tregu i punës.

Buxheti i planifikuar i projektit është 261.680 euro, është financuar nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentit 4 të Instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) me kofinancim të MCMS-së. Partnerë të MCMS-së në zbatimin e projektit ishin Florens Najtingel nga Kumanova, Iniciativa për Perspektivë Evropiane nga Shkupi dhe Rekanski biser nga Mavrova dhe Rostusha.

Galeria me fotografitë e projektit dhe evenimentit.

 

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Mbi 270 gra i përmirësuan mundësitë për punësim