Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Njëri afër tjetrit – të ndryshëm por të barabartë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

eden-do-drug

Viti 2007 është caktuar si “Viti evropian i mundësive të barabarta për të gjithë” nga ana e Komisionit Evropian. Komisioni sqaron se “qëllimi i përgjithshëm i Vitit Evropian është ta ngritë vetëdijen për vlerat e shoqërisë së drejtë dhe kohezive, në të cilën ka mundësi të barabarta për të gjithë”. Në shtet si Maqedonia, ku mbrojtja ligjore e shumë grupeve akoma nuk është siguruar, shembulli me Vitin Evropian sjellë një mesazh të rëndësishëm i cili duhet të bartet në tërë vendin. Maqedonia nuk ka të zhvilluar legjislativë themelore anti-diskriminuese, por edhe sjellja e njerëzve në masë të madhe është diskriminuese.

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Polio Pulus –grupi për përkrahje të njerëzve me hendikep dhe Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e konflikteve (QDNZK) i bashkuan forcat për ta tërhequr vëmendjen e opinionit ndaj problemit të diskriminimit në vend dhe ti fillojnë ndryshimet e nevojshme në periudhën e ardhshme.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të krijohet kornizë efektive dhe funksionale për mundësitë e të gjithë njerëzve në Maqedoni.

Qëllimi i projektit është të kontribuohet në vetëdijen e ngritur publike për tolerancë, pranimin e dallimeve dhe konceptin për mundësi të barabarta.

Grupi qëllimor i projektit ishte opinioni në Republikën e Maqedonisë. Shfrytëzues të drejtëpërdrejtë ishin personat të cilët janë të diskriminuar në një apo më shumë aspekte.

Rajoni qëllimor është Republika e Maqedonisë. Shumica e aktiviteteve u realizuan në nivel nacional, por disa ishin të decentralizuara në nivel lokal.

Rezultate

Vetëdije e ngritur e popullatës.

Koncept i promovuar i mundësive të barabarta në opinion dhe në grupet e posaçme qëllimore (organizata qytetare, shkolla, fakultete, mediume).

Qytetarë të informuar dhe grupe të posaçme për njohjen dhe luftimin e diskriminimit.

Aktivitete

Aktivitetet për ngritjen e vetëdijes filluan me fushatë qendrore në mediume. Ajo përbëhej nga shpallje në mediume elektronike dhe të shtypura, internet dhe marrëdhënie me opinionin.

Për fushatën u shfrytëzuan mediumet elektronike edhe atë televizori dhe radioja. Për televizorin ishte përgatitur TV spot, me shenjën e fushatës, mesazhin kryesor dhe zgjidhjen dizajnit. Ato u emituan në kuadër të skemave programore të mediumeve nacionale (MTV, A1, Sitel, Kanal 5 dhe Alsat). Radioja u përfshi me radio-forma (tregime për ballafaqim me format e diskriminimit). Radio format u emituan në radiot nacionale (Kanal 77, City Radio dhe Radio Vati).

Për mediumet e shtypura u përgatitën shpallje dhe media printe. Shpalljet kishin të bëjnë me sloganin e fushatës, ndërsa zgjidhjet e dizajnit u adaptuan sipas motivit kryesor. Shpalljet/printimet janë paraqitur në gazetat nacionale (Dnevnik, Vreme dhe Koha), si edhe në revistat e organizatave qytetare (Gragjanski Svet, Vullkan).

internet është bërë azhurimi i vazhdueshëm i ueb faqes ekzistuese www.equal.org.mk me materiale dhe ngjarje nga fushata.

Sa i përket pjesës së marrëdhënieve me opinionin, pos konferencës për shtyp, ka pasur emisione me përfaqësuesit e koalicionit OJQ në mediume (sh. MCMS-ja ka marrë pjesë në emisionin e mëngjesit në MTV).

Dizajnët e përgatitura në këtë projekt do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e materialeve promotive dhe informative të cilat do të përdoren më tutje në kuadër të ngjarjeve të decentralizuara.

 

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Ngritja e vetëdijes dhe fushatat Materiale promovuese