MCMS e promovoi publikimin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale” |
![]() |
E premte, 29 maj 2009 14:26 | |||
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, më 28 maj 2008, në Shkup, e promovoi librin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale” të autorit mr. Marjan Tanushevski. Qëllimi i autorit ishte ta studiojë rëndësinë dhe dobinë nga lotimi në kontekst të procesit të decentralizimit dhe kompetencave të shtuara të vetëqeverisjes lokale. Libri i përpunon konceptet themelore bashkëkohore teorike dhe pikëpamjet shkencore lidhur me definimin e lotimit, në kontekst të procesit të marrëdhënieve me opinionin. “Libri është intervenim pionier në shkencë në fushën e lobimit në përgjithësi, ndërsa veçanërisht në vetëqeverisjen lokale. Libri ka për qëllim të fillojë procese të ndryshimit të vetëdijes të gjitha subjekteve dhe pjesëmarrësve në veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale” tha dr. Konstantin Petkovski, një nga recensentët e publikimit.
Publikimi është mbështetur nga MCMS dhe do të distribuohet deri te të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.
|