Për fushatat Shtyp

MCMS gjatë këtyre 15 vjet të ekzistimit disa herë i ka shfrytëzuar fushatat që ta ngrejë vetëdijen e qytetarëve dhe t’i nxisë që ta japin mbështetjen e tyre për çështjet ose temat lidhur me fushatat.

Fushata e parë që u realizuan nga ana e MCMS, akoma është një ndër më të njohurat. “Krejt është kur i ke të gjitha!” (1999 dhe 2000). Fushata kishte për qëllim ta promovojë paqen dhe vlerat humanitare. Ajo komunikonte nëpërmes mesazheve të rëndomta, duke i cekur vlerat e jetës. Pastaj vijuan fushata: “Unë jetoj këtu” (2003); “Thuaj Maqedoni” (2004); “Fushata e  Pashkëve” (2005 – vazhdim i Thuaj Maqedoni”); “Thuaj OK për MK” (2005); “Njëri afër tjetrit – të ndryshëm por të barabartë” (2007) dhe “Edhe NATO edhe Maqedoni” (2008).

Fushatat e MCMS nuk përfshijnë vetëm prezantim medial, por edhe ngjarje qendrore dhe të decentralizuara. Kjo mundëson qasje më të lehtë deri te ata të cilëve iu janë dedikuar mesazhet nga fushata.


Te nderlidhura: