Barometri për mundësi të barabarta - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Barometri për mundësi të barabarta PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Violeta Petroska Beshka dhe Mirjana Najçevska
Viti: 2009
PDF:
  barometri-per-mundesi-te-barabarta.pdf


Барометар за еднакви можностиQë ta lehtësojë promovimin dhe aplikimin praktik të rregullores ligjore kundër diskriminimit, Unioni Evropian e shpalli vitin 2007 për “Vit evropian të mundësive të barabarta për të gjithë”. Qëllimi i Vitit evropian ka qenë të njoftohen qytetarët e vendeve anëtare të Unionit me të drejtat e tyre, të promovohet respektimi i dallimeve dhe të promovohet barazia e mundësive për të gjithë në Unionin Evropian.

Para se të fillojë Vitit evropian i mundësive të barabarta për të gjithë, në verën e vitit 2006, Komisioni Evropian realizoi hulumtim me të cilin e vërtetoi perceptimet, qëndrimet, njohuritë dhe vetëdijen për diskriminimin dhe pabarazinë në Unionin Evropian. Hulumtimi u përsërit në vitin 2008 (pas përfundimit të Vitit evropian), kur u konstatuan ndryshime që kanë ndodhur si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra gjatë vitit paraprak promovues. Rezultatet nga ky hulumtim janë shpallur në Eurobarametrin 296, me titull “Diskriminimi në Unionin Evropian: Perceptimet, përvojat dhe qëndrimet”.

Hulumtim i bazuar në instrumentin e njëjtë (me shtojca të vogla) me metodologjinë e njëjtë të realizuar në Republikën e Maqedonisë gjatë muajit prill 2009. Anketa është realizuar nga ana e Qendrës për të Drejta të Njeriut dhe Zgjidhja e Konflikteve, në bashkëpunim me Brima nga Shkupi në ekzemplar prej 1.606 të anketuarve, ndërsa autor është dr. Violeta Petrovska Beshka. Aneksi ku janë analizuar të dhënat perms prizmës së përvojave të deritanishme është përgatitur nga prof. dr. Mirjana Najçevska. Raporti është pjesë e projektit “Maqedonia pa diskriminim” që u realizua në kuadër të Progres – programit të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë dhe i realizuar nga ana e Polio plus, Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Qendrës për të Drejta të Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve (CÇPRK) dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

MCMS është organizatë përgjegjëse për zbatimin e këtij aktiviteti projekti. Lënda e hulumtimit janë gjashtë bazat e njëjta të diskriminimit të cilat u hulumtuan edhe në kontekst evropian, e të cilat janë definuar me dy direktivat kundër-diskriminuese të Unionit Evropian: diskriminimi në bazë të gjinisë, përkatësisë etnike, religjionit ose besimit, moshës, individualitetit (gjegjësisht pengesës në zhvillim) dhe të orientimit seksual. Për shkak të kontekstit aktual, në hulumtimin në Republikën e Maqedonisë është shtuar diskriminimi në bazë të përkatësisë partiake, prezenca e të cilit në nivel të vendit nuk mund të krahasohet me prezencën e saj në vendet e Unionit Evropian.

Raporti për Republikën e Maqedonisë e ndjek kryesisht strukturën e njëjtë si edhe në raportin evropian:

1 E vendos kontekstin duke e ilustruar diversitetin e rrethit social të anketuarve dhe përjetimin e vetvetes si individë të grupit të pakicës (të diskriminuar);

2 I prezanton perceptimet për format e ndryshme të diskriminimit të vërtetuar perms avokimit të perceptuar të çdo forme në veçanti dhe si pjesë e diskriminimit të shumëfishtë, si dhe përmes qëndrimeve ndaj grupeve të ndryshme të ekspozuara nga diskriminimi;

3 I prezanton masat e diskriminimit prezent në bazë të gjithave veçmas, të operacionalizuara si përjetime diskriminuese të anketuarve dhe/ose si dëshmi për përjetimet e huaja diskriminuese;

4 I ekspozon vlerësimet e përpjekjeve të vendit që të luftojë kundër diskriminimit;

5 E prezanton shkallën e njohjes së të drejtave nga ana e viktimave potenciale të diskriminimit, përqindja nga ana e të anketuarve;

6 I parashtron mendimet për barazinë e mundësive gjatë punësimit;

7 I përmbledh rezultatet për diskriminim sipas çdo baze veçanërisht.

Gjatë prezantimit dhe analizimit të rezultateve për çdo nga format e hulumtuara të diskriminimit, janë bërë krahasime mes nëngrupeve të ndryshme të anketuarve, të definuar sipas karakteristikave që vijojnë socio-demografike: seksi; mosha; niveli i shkollimit – fillor (me shkollim të përfunduar dhe të papërfunduar fillor), me shkollim të mesëm dhe të lartë (sipëror); vendi i banimit – mjedis urban dhe rural; përkatësia etnike – maqedonas dhe shqiptarë (si grupe të vetme etnike të përfaqësuara në ekzemplarin në numër të mjaftueshëm i cili mundëson krahasime); dhe përkatësia religjioze – të krishterë dhe mysliman (si grupe të vetme religjioze të përfaqësuara në ekzemplarin në numër të mjaftueshëm i cili mundëson krahasime).

Gjithkund ku është e mundur, në raport krahasohen rezultatet nga hulumtimi “evropian” me rezultatet nga hulumtimi “maqedonas”.

Pritet që rezultatet e prezantuara nga raporti të shërbejnë si ilustrim i gjendjes fillestare në Republikën e Maqedonisë, para miratimit t Ligjit kundër diskriminimit. Këto rezultate mund të shërbejnë për ndjekjen e efekteve nga ligji dhe krijimi i politikave për përmirësimin e gjendjes me diskriminim në bazë të gjithave.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve