Studim për gjendjet në bashkësitë rurale - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Studim për gjendjet në bashkësitë rurale PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Nastasha Gaber-Damjanovska; Klime Babunski; Aneta Jovevska
Viti: 2007
PDF:   studim-per-gjendjet-ne-bashkesite-lokale-2007.pdf

Студија за состојбите во руралните заеднициQendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) ka shumë vite që është aktive në zhvillimin e bashkësive lokale dhe kapacitetet si në sektorin qytetar, ashtu edhe në vetëqeverisjen lokale. Në një periudhë të caktuar këto aktivitete nuk kishin pika të përbashkëta, gjegjësisht nuk plotësoheshin njëra me tjetrën. Tani, të ballafaquar me sfidën e madhe të decentralizimit, më shumë theksohet nevoja nga shkëmbimi i përvojave dhe për veprim të përbashkët.

Në vitin 2006, QMBN filloi me zbatimin e programit trevjeçar Zhvillimi Lokal i Bashkësive (ZHLB) 2006-2008, e cila për bazë i ka përvojat pozitive nga programi më parë i zbatuar Aftësimi i Bashkësive dhe Institucioneve (ABI) 2001-2005 dhe është vazhdim i aktiviteteve të QMBN në fushën e forcimit të kapaciteteve të bashkësive rurale.

Studimi për gjendjet në fokus bashkësitë rurale është një ndër aktivitetet e para të zbatuara në kuadër të programit ZHLB dhe paraqet hulumtim fillestar (base-line) për nevojat e programit dhe vetë bashkësitë lokale.

Informatat e prezantuara në këtë studim japin pasqyrë për gjendjet në fokus bashkësitë të programit ZHLB në vitin 206, të cilat mund të jenë bazë për zbatimin dhe matjen e procesit në zhvillimin e këtyre bashkësive rurale.

Studimi paraqet më shumë pyetje dhe sfida para bashkësisë për gjendjet në bashkësitë rurale në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon vëmendje të veçantë dhe përkushtim për zhvillimin, progresin dhe inkuadrimin e tyre.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve